Photo-"Christ is Risen"/ Moments from the Mass held in the Autocephalous Orthodox Church
Mass was held yesterday evening at the Autocephalous Ortho...

Biznesmeni i njohur, Gjergj Luca, është përballur me pyetjet pikante të të rinjve të Pojanit, të cilët kanë zhvilluar "podcast"-in e tyre të parë me të ftuar special Gjergj Lucën.
"Podcast"-i i të rinjve është mundësuar nga vetë Luca, pasi të rinjtë detyroheshin të shkonin në Korçë për ta zhvilluar atë.
Në këtë "podcast" Luca ka folur për vetën, punën dhe familjen si dhe u është përgjigjur pyetjeve të të rinjve duke u dhënë njëkohësisht edhe këshilla shumë të vyera.
Luca pohon se është një njeri, i cili gëzimin më të madh e gjen te puna dhe se kanë qenë hallet ato që e kanë frymëzuar për të ecur përpara dhe të arrijë aty ku është sot.
“Gjergj Luca është njeriu që gëzimin e vet e gjen te puna. Halli mua më ka bërë që të eci përpara, ëndrrat e mia kanë qenë për librin, për artin, të ndiqja hapat e prindërve të tij dhe unë përfundova në rrugë, aty ku dhe fillova të krijoja ëndrra të reja”, tha ai.
Luca është zotuar gjatë intervistës së tij se do të bëjë gjithçka që mundet që rinia të ecë përpara.
“Njeriu duhet të mendojë finalen, pyetja juaj është shumë delikate. Gjatë rrugëtimit tim unë kam zgjedhur togfjalëshin tim, i cili është, puna dhe e vërteta. Sa të kem fuqi do të mundohem që rinia të zërë vend dhe të ecë përpara”.
Pyetjes së të rinjve se kush është politikani i tij i preferuar dhe më i urryer, Luca i është përgjigjur duke pohuar simpatinë e tij për kryeministrin Rama, si artist dhe jo si politikan.
Ndër të tjera ai ka dhënë edhe një mesazh të fortë për të rinjtë.
“Mua nuk më pëlqen politika dhe ju jeni në një moshë që nuk duhet të flisni për politikë. Unë Edi Ramën nuk e shikoj si politikan, por e shikoj si artist. E shoh si një njeri që do të bëhet ky vend. Ashtu sikurse kam thënë dikur si i transformon qytetet. Është njësoj si ato tablot e veta me ngjyra që i hedh dhe do me gjithë forcë që të gjejë një rrugë që dhe ju ta gjeni të shtruar nesër. Por unë sa herë ka biseda politike dal nga vetja, filloj bërtas. Pjesa më e madhe e politikës janë njerëz që janë mbledhur për interesa personale dhe jo për interesat e të rinjve. Do të jepja një këshillë për ju të rinjtë: Rini larg nga politika. Si ka mundësi që rinia peshkohet nga politikanët? Rini larg, gjeni veten, bëhuni të zotë të vetës. Mësoni njëherë të drejtoni jetën tuaj. Fatkeqësia më e madhe e këtij vendi janë personat që kanë hyrë në politikë pa provuar veten".
I pyetur më tej se cila është pasuria e tij më e madhe, Luca iu përgjigj se janë pikërisht njerëzit më të cilët punon që ia mbushin zemrën plot.
“Pasuria ime më e madhe janë njerëzit që unë kam pranë, njerëzit që unë punoj”, u shpreh ai.
"Podcast"-in e plotë të Gjergj Lucës mund ta ndiqni edhe në CNA TV.
Mass was held yesterday evening at the Autocephalous Ortho...
Prime Minister Edi Rama has congratulated all Orthodox Alb...
President Bajram Begaj has congratulated all Orthodox ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, wished Eas...
Actor Florjan Binaj has spoken about the dire situation in...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka derguar kandidatin e P...
Journalist Artan Hoxha participated in the opening of ...
A small incident happened to the DP spokesperson, Flor...
At the meeting of the CEC, where the approval of the b...
Flow of migrants entering and exiting the border point...
Tomorrow Orthodox believers celebrate Easter. As every...
The Metropolitan of Korça, His Grace Joani, has convey...
The Tirana police escorted a driver who was driving in the o...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dhënë një ultimatu...
The Chairperson of the Audiovisual Media Authority, AM...
On Friday, the archbishop of Tirana, Durrës and all of...
CNA has been denouncing for years the affair with the ...
Ernejt Shyti, the killer of the businessman Behar S...
The media giant BBC has written an article about the f...
Mayor Erion Veliaj welcomed the boxing champion, Krist...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...