web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ervin Salianji nuk është i burgosur politik, por një mashtrues ordiner

2026-01-11 17:48:00, Aktualitet CNA

Ervin Salianji nuk është i burgosur politik, por një mashtrues

Ervin Salianji ka vijuar me viktimizimin dhe pretendimet e tij të rreme. Këtë e ka bërë edhe në një takim të fundit që ka zhvilluar në Korçë. Ai ka shprehur mënyrë të përsëritur se është një i burgosur politik.

Në fakt asnjë institucion ndërkombëtar, asnjë jurist, asnjë avokat, asnjë penalist apo persona të dalë nga sistemi i drejtësisë e tjerë, nuk e kanë quajtur Salianjin, përfshirë dhe politikanët, si të burgosur politik.

Tek-tuk Berisha apo Basha e përdorin me qëllim.

Ervin Salianji është një manipulator, një mashtrues publik dhe për këtë ka vendim gjykate dhe ka bërë burg. 

Ervin Salianji nuk është i burgosur politik, por një mashtrues
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Ervin Salianjin

Nuk është Ervin Salianji një i burgosur politik.

Janë me dhjetëra dhe me qindra të rinj dhe demokratë që burgosen politikisht për protestat, mbahen në procese gjyqësore, janë me qindra e të tjerë që janë hequr nga puna, janë me qindra të tjerë që nuk bëjnë dot një hap përballë sistemit të Ramës apo përplasjes politike që kanë për shkak të aktivitetit të tyre.

Kurse Ervin Salianji vajti në burg dhe është aq i burgosur politik sa në burg mbolli dhe flokët. I tillë ishte burgu i Salianjit. Në fakt hyri si mashtrues pa flokë dhe doli mashtrues me flokë.

Ky është Ervin Salianji. /CNA





Lajmet e fundit nga