web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertizë, pamjeve të lëvizjeve të Ervis Martinajt/ Ish agjenti: Prokuroria dhe Policia s’kanë prova

2022-09-21 09:48:00, Aktualitet CNA

Ekspertizë, pamjeve të lëvizjeve të Ervis Martinajt/ Ish

Jeton Lami, ish oficeri i forcave operacionale konsiderohet si “kasafortë” që ka të dhënë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj.

Gjithashtu 28 vjeçari Lami, dyshohet se disponon emrat e shefave dhe kolegëve të tij në Polici që paguheshin nga Martinaj, për t’i shërbyer atij.

Por deri më tani nuk ka informacione se Lami ka dhënë ndonjë dëshmi lidhur me këto çështje as për prokurorët e Kurbinit dhe as pë rata të SPAK-ut.

Askush prej tyre nuk ka mundur ta zbërthejë Lamin, i cili tentoi që në Gjykatën e Apeli të ndryshonte masën e sigurisë me argumentin se ai nuk është i përfshirë në akuzën që është ngritur ndaj tij.

Një ditë më parë është mbajtur seanca gjyqësore në Apel për vlerësimin e masës së sigurisë për Jeton Lamin, ish-agjentin e skuadrës së Kërkimit “Fast”.

Lami nuk është paraqitur dje në seancë është përfaqësuar nga dy avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar  ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se klienti i tyre nuk ka lidhje me akuzën për të cilën është arrestuar.

Ekspertizë, pamjeve të lëvizjeve të Ervis Martinajt/ Ish

Sipas avokatëve as Policia dhe as Prokuroria nuk e vërtetojnë dot që Jeton Lami e ka shoqëruar deri në momentet e fundit Ervis Martinaj.

Në këtë pikë ata kanë kërkuar bërjen e një ekspertize të pamjeve filmike për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo.

Pavarësisht këtyre argumenetve, gjyqtarja e Apelit, Edlira Petri, nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e lënë kështu në burg, Jeton Lamin.

Arrestimi i Jeton Lamit

Me 23 gusht 2022, efektivi i Forcës Operacionale, Jeton Lami është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndihmuar 40 vjeçarin e shumëkërkuar.

Jeton Lami dyshohet se ka shërbyer si shofer i 40 vjeçarit të shumëkërkuar duke e transportuar me makinë dhe duke e ndihmuar të arratiset.

Hetimet për zhdukje personi të drejtuara nga Prokuroria e Kurbinit, kanë zbuluar se polici 28 vjecar Jeton Lami, ka ndihmuar dhe transportuar Ervis Martinajt, gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim, pas dëshmive të Nuredin Dumanit, i cili e lidhi me disa ngjarje të rënda kriminale./CNA.al





Lajmet e fundit nga