LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Talo Çela, planet për atentate me Ervin Matën dhe “vrasja” e Bashës/ Krimet e zbuluara nga e-maili sekret i Gledis Nanos

19 Shtator 2022, 14:13, Aktualitet CNA

Talo Çela, planet për atentate me Ervin Matën dhe

Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar sot të dhënat personale të ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano.

Ndër të tjera, hakerat kanë publikuar edhe disa e-maile sekrete të Nanos që në kohën kur qenë drejtues i antiterrorit.

Kështu, sot është mësuar se Talo Çela është i gjallë dhe shëtit nëpër Tiranë, duke planifikuar eliminime.

Nga burime të tij, ish-kreu i policisë, Gledis Nano, ishte informuar se Çela lëvizte me një makinë "Audi Q8" dhe se ishte takuar me Ervin Matën, një nga kundërshtarët e të zhdukurit të sotëm, Ervis Martinaj.

“Sipas informacionit, personi në kërkim, Talo Çela, prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar te një hotel me adresë te Rruga e Dibres. 

Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë, të cilët kishin në përdorim nje mjet tip 'Golf' ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip 'Audio Q8' ngjyrë blu të errët me targa gjermane.

Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Çela ka qenë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 korrik 2021.

Herën e parë, Talo është parë në makinë me një femër dhe një femijë, kurse me datën 5 ka qenë vetëm. Sipas informacionit, Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata.

Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eliminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij”, thuhet në e-mail.

“Sekretet” për vrasjen e Lulzim Bashës

Talo Çela, planet për atentate me Ervin Matën dhe

Po nga e-mailet e hakeruara të Gledis Nanos, janë zbardhur detaje edhe në lidhje me një atentat të dyshuar ndaj Lulzim Bashës.

Sipas dokumenteve që disponohen, hetimi ka nisur në prill të vitit 2017, pas një kërkese nga njësia e Antiterrorit. 

Indicia ka ardhur pas një interviste të dhënë nga Presidenti i ndjerë, Bujar Nishani, ku shprehej se ka aktorë që duan destabilizimin e vendit. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës, shtoi aso kohe Nishani, do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë ligjzbatuese në vend.

Është vërejtur se pas kësaj deklarate në daljet publike të demokratit kishte shtim të forcave të sigurisë. Në kuadër të kësaj situate, theksohet më tej, shërbimet inteligjente dërgojnë informacion për personat e dyshimtë.

A.M përshkruhet në këtë informacion, ka dijeni për një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të opozitës me qëllim destabilizimin e vendit. Prokuroria thotë se mes shumë veprimeve u këqyr sistemi TIMS nga ku rezultoi se A.M., A.Y. dhe F.G., kishin hyrë në Shqipëri përpara datës për të cilën zhvillohen hetimet, njëri në vitin 2014, i dyti në vitin 2016 dhe i treti në 2010.

Janë administruar përgjimet e telekomunikacioneve, theksohet më tej, sikurse edhe përgjigjet nga Interpoli. Në fund të 2019 nga kqyrjet e telefonit të A.Y., i pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë i zbulohen 29 numra telefoni. Në 2019 ai ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes "Viber"-it komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga kqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në "G-mail" dhe "Facebook", nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Plani për vrasjen e Albin Kurtit

Talo Çela, planet për atentate me Ervin Matën dhe

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik të hakeruar nga e-mailet e Gledis Nanos, is-kreut të policisë.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Athinë

Talo Çela, planet për atentate me Ervin Matën dhe

Mes dokumenteve të publikuara nga hakerat që janë marrë nga e-maili personal i ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, është dhe një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë.

Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret për një periudhë 15-vjeçare, drejtoria e policisë së shtetit dhe pikërisht njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjet rajonale në ambasadën e SHBA-së ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryqytetin grek.

Në dokument shfaqen emrat e 4 personave (të paidentifikuar) që sipas të dhënave po organizonin sulmin me lëndë eksplozive në prill të vitit 2021./CNA.al

Lajmet e fundit nga