web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dumani raporton tek

2024-04-12 09:40:00, Aktualitet CNA
Dumani raporton tek
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin Kombëtar për Integrimin Europian u shpreh se në bashkëpunim me BE-në janë ngritur grupe pune për hetime pasurore. 

"Në 2023 janë rritur pasuritë e sekuestruara e konfiskuara. Kemi adresuar rekomandimet e BE, ngritëm grup pune për hetime pasurore", u shpreh Dumani. 

Në fjalën e tij ai ritheksoi se ka rënë me 40% krahasuar me vitin 2022, raportimi i rasteve të korrupsioniT nga ana e institucioneve tek SPAK. Ai tha se në lidhje me këtë çështje ka pasur bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Policinë e Shtetit. 

Dumani theksoi se është e nevojshme rritja e numrit të hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit./CNA 





Lajmet e fundit nga