web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beleri nga burgu/ “Më arrestuan në mënyrë kinematografike, si të isha terrorist“

2023-07-09 15:14:00, Aktualitet CNA

Beleri nga burgu/ “Më arrestuan në mënyrë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka dhënë një intervistë nga burgu për median greke Kathimerini.

I pyetur për akuzat dhe arrestimin e tij në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, Beleri është shprehur se, mënyra se si u arrestua nga policia ishte kinematofgrafike, duke theksuar se u prangos nga policia si të ishte terrorist ndërkombëtar.

Sipas Belerit kjo ishte një goditje pasi u kuptua se himariotët dhe shqiptarët do ta zgjidhnin si kryebashkiak.

"Koha e vendosur nga regjimi në parashtetëror për të më shfarosur thjesht po mbaronte. Ata goditën sapo morën vesh se sa Himariotët po përgatiteshin të dilnin nga Athina për të votuar dhe kuptuan se po humbnin Himarën.

Për ata që nuk e dinë, Himara nuk përfshihet në zonat e njohura minoritare të Shqipërisë. Mbrëmjen e së enjtes, dy ditë para zgjedhjeve, pas një dite rraskapitëse, isha ulur në një kafene me avokatin dhe një kushëri, duke biseduar dhe pushuar.

Aty më arrestuan në një mënyrë kinematografike si të ishin duke arrestuar terroristë ndërkombëtarë. Ata donin të prisnin valën e bashkatdhetarëve nga Athina që vinin të votonin dhe të terrorizonin bashkëqytetarët shqiptarë që më përkrahnin. Që atëherë jam ndaluar dhe penguar të marr detyrat e mia”, ka thënë Beleri për mediat greke./ CNA





Lajmet e fundit nga