web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beleri dhe Kokaveshi ankimojnë masën e arrestit me burg/ Kërkojnë pushimin e çështjes në GJKKO

2023-05-25 12:40:00, Aktualitet CNA

Beleri dhe Kokaveshi ankimojnë masën e arrestit me burg/

 

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Beleri ka kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë, Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se “arresti me burg”, me pretendimin se situata e tij shëndetësore po i rrezikon jetën./CNA.al





Lajmet e fundit nga