“1 milion lekë për të ecur përpara”/ Këlliçi “shuplakë” SPAK: Heshtje e blerë
Ish kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi k...

Pas publikimit të raportit të Freedom House për mediat, për inceneratorët , për demokracinë e kufizuar në Shqipëri, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Teksa i mëshon mega aferës së inceneratorëve, Blushi i bën thirrje SPAK-ut të përshpejtojë hetimet dhe të synojë lart tek politikanët, ashtu siç ishte përmendur edhe në raport.
“Konkluzionet e Organizatës “Freedom House” konfirmojnë qartësisht qëndrimet koherente të opozitës dhe të Partisë së Lirisë se Shqipëria prej vitesh ka rrëshkitur drejt një regjimi hibrid dhe një “junte korrupsioni” ku reforma në drejtësi ka dështuar, drejtësia bazë për shumë qytetarë mungon, qasja në të është përkeqësuar dhe ku sipas ekspertëve “sistemi gjyqësor… është në prag të kolapsit”
Sipas Freedom House, të gjitha këto probleme “kanë krijuar mosbesim tek drejtësia”. Ndërsa lidhur me hartën e re gjysqësore, ndajmë të njëjtim shqetësim se “ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë qasjen e qytetarëve në drejtësi dhe do të rrisë koston e procesit gjyqësor pasi disa qytetarëve do të duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra për të arritur në gjykatë”.
E mbështesim plotësisht konkluzionin e raportit ku evidentohet se “Korrupsioni mbetet i përhapur, duke kontribuar në mosfunksionimin e institucionit publik dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të ofruar shërbime efektive. Ndikimi politik mbi gjyqësorin në rastet e korrupsionit vazhdojnë ende të jenë shqetësim”.
Si dhe e përshëndësim qëndrimin e “Freedom House” se “shumë institucione publike mbeten jofunksionale për shkak të korrupsionit të përhapur dhe kulturës së mosndëshkimit, duke minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.
Shqipëria sipas raportit është nën një regjim ku krimi i organizuar ka kapur nivelet më të larta shtetërore, ku pandëshkueshmëria është kthyer në sistem dhe SPAK ende nuk ka vullnet për të hetuar seriozisht aferën e inceneratorëve, që siç thotë raporti dhe po siç opozita dhe veçanërisht Partia e Lirisë ka denoncuar më herët, shkon “shumë lart”, pra tek Kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Duke folur konkretisht për çështjen e inceneratorëve, në raport thuhet se sipas vëzhguesve, nëse SPAK do të mund të provonte akuzat, ka të ngjarë të ekspozonte aktivitete korruptive të politikanëve të ndryshëm të lartë, përfshirë lidhjet me interesa të dyshimta dhe rrjete të krimit të organizuar.
“Shuma e saktë e parave të keqpërdorura të taksapaguesve mund të mos dihet kurrë, duke e bërë këtë skandal prokurimi një nga çështjet më të diskutueshme politike në vend”, thuhet me të drejtë në raport.
Ndaj përsëritim thirrjen drejtuar SPAK për të përshpejtuar hetimet lidhur me këtë mega-aferë korrupsioni duke shkuar pikërisht “më lart” aty ku dhe shqiptarët kërkojnë, tek Edi Rama, Engjell Agaçi dhe Erion Veliaj për të vendosur njëherë e mirë drejtësi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vend.
Me të drejtë “Freedom House” evidenton faktin se në Shqipëri mediat dhe shoqëria civile janë të kapura, duke cituar konkretisht se “shumica e mediave në Shqipëri zotërohen nga persona biznesi me lidhje të ngushta me politikanë dhe/ose rrjete të krimit të organizuar dhe shërbejnë si zëdhënëse për këto interesa”.
“Anëtarët e lartë të qeverisë ndaluan gjithashtu disa gazetarë nga konferencat e tyre për shtyp kur pyetjet e tyre u konsideruan tepër të forta, siç ndodhi në një rast me pyetjet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka”, thuhet në raport.
Sipas “Freedom House” në vitin 2022, emisionet televizive të formatit të opinionit u bënë mjet kryesor për dezinformimin e nxitur nga interesat politike dhe lidhjet e pronarëve dhe jo nga faktet.
Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, që përballën së fundmi edhe me dhunimin flagrant nga regjimi hibrid i Edi Ramës të së drejtës për të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të ndershme, janë më të vendosur se kurrë për të mos lejuar më rikthimin e autoritarizmit dhe çdo forme totalitarizmi, që po u imponohet nga “junta e korrupsionit” dhe një bande në pushtet, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe.
Farsa dhe masakra elektorale e 14 majit, krimet zgjedhore të mirëdokumentuara që kurrë nuk do të anashkalohen dhe as do të pranohen, bërja njësh e shtetit dhe policisë në krimet elektorale, përdorimi i mafies dhe parave të pista në funksion të blerjes së votës dhe tjetërsimit të saj, nuk do ta zbrapsin opozitën, përkundrazi e motivojnë atë më shumë në betejën e saj legjitime, në misionin patriotik dhe kombëtar për Ndryshim, siç shumica e shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë e kërkojnë.
Përshkallëzimi i aksionit opozitar në Këshillat Bashkiakë, rikthimi i transparencës për çdo qindarkë që paguajnë taksapaguesit në çdo bashki të vendit do të nisë menjëherë.
Nuk ka dorëzim dhe as kapitullim përpara mafias shtetërore, përpara narkoshtetit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij kudo ku janë. Por vetëm betejë, betejë dhe përballje pa kompromis deri në triumfin e plotë të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies!”, është shprehur Tedi Blushi në një deklaratë për mediat.
Ish kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi k...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarë...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, after the government ...
The court hearing for former minister Fatmir Mediu has...
The Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhaç...
The Freedom House report highlights that most of the m...
Another point addressed in the Freedom House report is Nat...
Freedom House has published the report on Albania for 2022...
Albania and Great Britain will begin to implement the agre...
The organization Freedom House says that the impact of the...
US Senators Chris Murphy, a member of the US Senate Foreig...
The Freedom House organization in its report has addressed...
The "Albania" mosaic, as Prime Minister Rama calls it,...
The incinerators are a corrupt affair that starts in E...
Blendi Fevziu i është përgjigjur ofendimeve të Arjan Ç...
Academician Artan Fuga has described the approval of s...
Ekspertja e Komunikimit, Jonila Godole ka reaguar ashpër p...
The Minister of Tourism and Environment, Mirela Kumbaro, a...
Shoqata e Himariotëve i ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...
WHO Director for Europe, Dr. Hans Kluge evaluated Albania'...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...