web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arjan Çani e ofendoi në Facebook/ Fevziu i përgjigjet në distancë: S’më intereson mendimi jot

2023-05-23 16:29:00, Aktualitet CNA
Arjan Çani e ofendoi në Facebook/ Fevziu i përgjigjet në
Blendi Fevziu, Arjan Çani

Blendi Fevziu i është përgjigjur ofendimeve të Arjan Çani me ftohtësi duke thënë se nuk i bëjnë përshtypje.

I ftuar në emisionin e Ylli Rakipit, Fevziu është shprehur se mendimi i Çanit për të nuk e intereson fare dhe se nuk është i shqetësuar për askënd që e shan nëpër komentet e Facebook-ut.

Ndër të tjera ai duhet se ka hedhur dhe kunja kundrejt gazetarit duke thënë se edhe “nëse dikush mendon që ai është budalla, kjo gjë nuk ndryshon.

Gazetarei Ylli Rakipi nga ana tjetër ka deklaruar së Arjan Çani nuk ka sharë vetëm Fevziun nëpër komentet e Facebook-ut por edhe atë vet.

Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në Facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti? 

Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.

E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo? Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua?./CNA.al

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga