web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe “luan” rolin e opozitarit/ “Shigjeton” deputetët: Paguhen se mbajnë karrigen në Parlament

2023-05-23 11:47:00, Aktualitet CNA
Braçe “luan” rolin e opozitarit/ “Shigjeton”
Deputeti i PS-së, Erion Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka luajtur sërish rolin e opozitarit në Komisionin e Ekonomisë duke dalë kundër Reformes për rritjen e pagave.

Gjatë fjalës së tij në Komision, Braçe është shprehur se nëqoftëse reforma e pagave do të shpërndahet edhe tek ata persona të cilët nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe nuk e meritojnë atëherë nuk do të funksionojë.

Braçe theksoi më tej se në Parlament ka persona të cilët paguhen vetëm për karrigen që mbajnë. Ndaj sipas tij paraja duhet të shkojë atje ku janë rezultatet.

“Të talentuarit të marrin atë që u takon. E gjithë kjo reformë e pagave nuk duhte të degradojë në shpërndarje parash për çdokënd. Do shpërndajmë para te njerëz që i meritojnë dhe për njerëz që nuk e meritojnë, fare , por fare. Nqf paraja duhet të shkojë në mënyrë të barabartë edhe te ata që nuk e meritojnë kjo nuk do të funskionojë. Do t’ju japim lekë dhe atyre që thjesht mbajnë karrigen në parlament. Paraja duhet të shkojë atje ku janë rezultatet”, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga