web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dendias i “palëkundur” për çështjen

2023-05-23 11:28:00, Aktualitet CNA
Dendias i “palëkundur” për çështjen
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zbardhur detaje nga bisedimet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka në Bruksel.

Dendias, në një intervistë për mediat greke ka pohuar se nuk ka dashur të sjellë askënd në pozitë të vështirë për sa i përket çështjes së arrestimit të Fredi Belërit.

Por nga ana tjetër, Dendias ka paralajmëruar se Greqia dhe BE nuk do të tolerëojnë asnjë shkelje të shtetit ligjor në asnjë vend të Europës.

“Takova edhe homologen time shqiptare dhe i thashë gjithçka që shumëkush kupton se duhet t’i thosha. Ne nuk duam të sjellim askënd në pozitë të vështirë, por nga ana tjetër jo vetëm qeveria greke, por edhe BE nuk do të tolerojë shkeljet e shtetit ligjor nga një vend në Europë”, tha ai.

Ai nenvizoi ndër të tjera rëndësinë e një drejtësie të pavarur për të gjitha vendet që janë në rrugën drejt anëtarësimitr të BE-së.

 “Kur u themi të gjitha vendeve se duhet të ketë drejtësi të pavarur, të gjitha vendet që janë në rrugën e anëtarësimit, dhe me të drejtë e themi këtë, në asnjë mënyrë kjo që nuk mund të kundërshtohet dhe të mos zbatohet, pra të ketë drejtësi të pavarur. Por meqenëse kemi edhe një periudhë zgjedhore nuk dua të shndërrohet ky problem në një çështje të fushatës zgjedhore. Sistemi grek e njeh në mënyrë absolute këtë çështje dhe ka identifikim absolut të pikëpamjeve, ndaj mendoj se në tërësi e di shumë mirë se çka duhet bërë atje dhe do ta bëjë me gjithë seriozitetin e duhur”, deklaroi Dendias.

Ministri grek ka shprehur keqardhjen e tij për këtë ngjarje që ka zbehur paska marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi sipas tij marrëdhëniet greko-shqiptare shënuan një përparim të jashtëzakonshëm./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga