web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“1 milion lekë për të ecur përpara”/ Këlliçi “shuplakë” SPAK: Heshtje e blerë

2023-05-24 13:53:00, Aktualitet CNA
“1 milion lekë për të ecur përpara”/
Belind Këlliçi

Ish kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit të një punonjësi të bashkisë, i cili ka marrë ryshfet 1 milion lekë qytetarit në këmbim të një vendi pune.

Në statusin e tij, Këlliçi ka shigjetuar dhe SPAK duke thënë se të vërtetat duhet të kishin dalë në momentin e duhur.

Ndërsa shton se bashkia aktuale, model ka korrupsionin, aktivistin dhe patronazhistin.

1 milion lekë për të ecur përpara

Këto para kërkojnë t'ia marrin një hallexhiu për punë.

E gjejnë në hall dhe duan t'i marrin shpirtin. 1 milion lekë për të fituar mbijetesën, në një bashki ku model kanë korrupsionin, aktivistin dhe patronazhistin.

Kjo është bashkia juaj edhe për 4 vitet e ardhshme. Një skuadër patronazhistësh të korruptuar që bëjnë krenar kryetarin.

Do kishte qenë mirë që këto të vërteta që dalin tani në ekran, të shfaqeshin në kohën e duhur, ndërsa SPAK priti me durim zgjedhjet për të nisur goditjet ndaj Bashkisë Tiranë. Heshtje e blerë. Interes publik i shitur”, shkruan Këlliçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga