
Vrasja në Rrëshen/ Nga breshëria e plumbave u plagosën 3 persona, gjendet makina e autorëve
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren në balotazhin e së dielës në Turqi. Zoti Erdogan siguroi edhe një mandat pesëvjeçar duke fituar ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu. Presidenti Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës. Kundërshtari i tij kishte kërkuar të ndryshonte prirjet gjithnjë e më autoritare të zotit Erdogan, duke premtuar se do t'u kthehej normave demokratike. Por në fund, votuesit zgjodhën njeriun që ata e shohin si një udhëheqës të fortë.
Pasi rezultatet i dhanë atij 52% të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48% për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu, zoti Erdogan mbajti dy fjalime falënderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara.
“Askush nuk ka humbur sot. Të 85 milionë turqit fituan. Si kërkesë e përgjegjësisë që na ka dhënë kombi ynë, ne nuk jemi të ofenduar, të inatosur apo të zemëruar me askënd. Tani është koha të lëmë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet e fushatës zgjedhore dhe të bashkohemi rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, tha presidenti turk, Erdogan.
Pas konfirmimit të fitores së zotit Erdogan, lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan të hënën mirëpo bursa turke tregoi shifra në rritje. Lira turke ka rënë me rreth 7% që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90% të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit.
Banorët e Stambollit megjithatë u shprehën optimistë.
“Unë mendoj se kursi i këmbimit do të rritet më tej nga ky moment. Nuk mund të them një numër të saktë, por mendoj se do të jetë shumë më e lartë se shifra aktuale deri në fund të vitit”, thotë banori i Stambollit, Omer Yildiz.
“Meqenëse të gjithë ishin kaq të përqendruar te zgjedhjet, çmimet u rritën shumë, tregu ishte në vështirësi. Por falë Zotit, rezultati ndodhi ashtu siç donim, ne presim që rritja e çmimeve të ngadalësohet tani”, thotë Kenan Batur, një tjetër banor i Stambollit.
Presidenti Erdogan tani e ka të sigurtë qeverisjen deri në vitin 2028, duke siguruar edhe pesë vite të tjera si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan rol kyç në NATO. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe vazhdimin e rindërtimeve në zonën e goditur nga tërmeti që shkaktoi vdekjen e mbi 50,000 njerëzve.
Kandidati i opozitës Kilicdaroglu ishte zotuar të kthejë Turqinë në demokracinë parlamentare dhe të lirojë të burgosurit e njohur politikë.
“Tani kam një kërkesë për ju, për fëmijët tuaj, për pensionistët, për nënat dhe baballarët tanë, për vëllezërit tanë fermerë dhe tregtarë, mbështesni luftën për demokraci”, tha zoti Kilicdaroglu.
Zoti Erdogan dhe media proqeveritare e portretizuan zotin Kilicdaroglu, i cili kishte mbështetjen e partisë prokurde, si bashkëpunëtor të “terroristëve”.
Ai tha se vendi ka nevojë për një udhëheqës të fortë për t'iu kundërvënë aleatëve perëndimorë të Turqisë dhe për t'u përballur me sfidat e rrezikshme të rajonit që përfshin Sirinë dhe Ukrainën.
Ajo që ka rritur shqetësimin e aleatëve tradicionalë perëndimorë të Turqisë është se zoti Erdogan ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht sulmit të Rusisë në Ukrainë, një marrëdhënie që ai u zotua ta thellojë gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Presidenti turk dhe aleatët e tij gjithashtu thanë se zoti Kilicdaroglu mbështet ata që pushtetarët i përshkruan si “devijantë” të të drejtave LGBTI.
Në fjalimin e tij të fitores, zoti Erdogan përsëriti këto akuza, duke thënë se pjesëtarët e komunitetit LGBTI nuk mund të “infiltrojnë” partinë e tij në pushtet ose aleatët e saj nacionalistë./ VOA
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Sot, më 26 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 ...
Ekonomia gjermane ishte në recension në fillim të viti...
Sot më 25 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë ...
Sot më 24 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë ...
Instituti Shqiptar i Shkencave, AIS, ka zbuluar shifrë...
Sot më 23 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.4 lekë ...
Sot më 22 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë ...
Këtë të diel nuk ka ndryshime te monedhat e huaja. Kështu...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, foli ditën e s...
Këtë të shtunë monedhat e huaja kanë pësuar sërish ulje. ...
Sot, më 19 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.5 ...
Sot, më 18 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 lekë...
Sot, më 17 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.5 lekë...
Sot, më 16 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102 lekë d...
Sot, më 13 maj 2023, dollari amerikan blihet me 101.7 ...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Alfre...
Mesditën e sotme ka ndodhur një plagosje me thikë në Vlorë...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një shpërthim në një depo karburanti në Nagorno-Karabakh k...
Në kullën e kontrollit në Aeroportin Gatwick të Londrës ka...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakd...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...