Nuk ka ditë të bardhë për monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 23 janar 2024
Sot, më 23 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...

Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave, dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj.
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në vend është rritur vitet e fundit.
Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti.
FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është edhe varfëria.
“Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët”, thotë FMN në raport.
“Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme”.
Sipas FMN-së, ndryshe nga shumë vende, norma e varfërisë në Shqipëri është më e ulët te të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
Megjithatë, FMN paralajmëron se varfëria te të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore.
“Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit. Shkalla e zëvendësimit mund të ulet dhe kjo rrit shqetësimet për kërcënimin e varfërisë te të moshuarit.
Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuan mesatarisht për 27 vjet”, thotë FMN.
Shqipëria dhe Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë, sipas fuqisë blerëse
Të dhënat e tjera të FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Evropë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.
Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.
Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombëtarë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë./Monitor
Sot, më 23 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën ...
Sot, më 22 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lek...
Shqipëria duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e ...
Deri tani, sasia e stokut të krijuar nga moseksportimi i b...
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë parashikon për viti...
Sot, më 21 janar 2024, dollari amerikan blihet m...
Brand Finance ka listuar kompanitë dhe brandet më të rëndë...
Sot më 20 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 ...
Rritja e stokut të garancive shtetërore që janë dhënë për ...
Sot më 19 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Italia mbetet partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, si ...
Sot më 18 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Inflacioni bazë e mbylli në rënie vitin e kaluar. Sipa...
Sot më 17 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dh...
Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për r...
Bashkia e Vaut të Dejës njoftoi se tashmë ka shpallur ...
Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët ...
Sot më 16 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...