Lëvizin monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 janar 2024
Sot më 19 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...

Rritja e stokut të garancive shtetërore që janë dhënë për ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera ka bërë që qeveria të ketë një qasje të re për vijimin.
Në Programin Ekonomik të Reformave 2024-2026 pranohet se në vijim institucionet që kërkojnë të përfitojnë nga ky instrument do t'i nënshtrohen një analize më të zgjeruar.
Konkretisht dokumenti nënvizon se stoku i borxhit të garantuar (të disbursuar dhe të papaguar), si dhe huatë e garantuara të nënshkruara dhe që pritet të disbursohen, përbëjnë riksun e buxhetit që rrjedh nga detyrimi kontingjent i këtyre garancive.
“Mundësitë e garancive që kërkohen janë të konsiderueshme dhe për këtë arsye ne përfshijmë fonde shtesë në kategoritë përkatëse buxhetore, si shpenzimet e interesit dhe zëri i shlyerjes së borxhit, që mund të nevojiten për të paguar nëse detyrimet e kredisë së garantuar nuk paguhen nga huamarrësit.
Vlerësime të tilla zakonisht bëhen bazuar në sjelljen historike të përfituesve ose në kushtet e tyre financiare aktuale të njohura. Në këto kushte është krijuar një detyrim i akumuluar i subjekteve huamarrëse ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Për të mundësuar arkëtimin e këtyre detyrimeve, që rrjedhin nga të dyja llojet e instrumenteve, garanci apo kredidhënie, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përfunduar së fundmi disa ndryshime ligjore për të angazhuar një strukturë specifike të specializuar me mbledhjen e detyrimeve të prapambetura” thuhet në program.
I njëjti nënvizon se parashikohet një analizë e përforcuar në dhënien e garancive dhe operacioneve të reja në huadhënie, gjë që pritet të ndikojë në një performancë më të mirë të huamarrësve ndaj detyrimeve të tyre.
“MFE po kërkon të forcojë kapacitetet e analizës dhe vlerësimit të rreziqeve dhe ndikimeve buxhetore që rrjedhin nga garancitë dhe huadhëniet. Asistenca në këtë drejtim synohet të sigurohet përmes programit GDRM të Bankës Botërore, e cila po mbështet vazhdimisht aktivitetet e menaxhimit të borxhit dhe që pritet të ndihmojë edhe në zhvillimin e një kuadri gjithëpërfshirës për dhënien e garancive dhe huadhënien, të mbështetur me një metodologji vlerësimi të formalizuar të fokusuar në administrimin e rrezikut të mundshëm në portofolin e ardhshëm” thuhet në dokument.
Sipas shifrave të përmendura në program në fund të muajit shtator 2023, portofoli i borxhit të garantuar vlerësohet në 44.4 miliardë lekë ose 416 milionë euro (1.9% e PBB-së), duke shënuar një rënie me 7.8 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2022. Garancitë në tregun e brendshëm zënë rreth 38.9% të stokut total të borxhit të garantuar ose 17.3 miliardë lekë, ndërsa garancitë e dhëna në favor të kreditorëve të huaj përfaqësojnë 61.1% të stokut të borxhit të garantuar ose 27.1 miliardë lekë.
“Nga totali i stokut të garancive, mbi 75% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së sektorit të energjisë, sidomos gjatë krizës më të fundit me të cilën ky sektor u përball. Në periudhën afatmesme, niveli i borxhit të garantuar është planifikuar të mbahet nën nivelin 5% të PBB-së” thuhet në program./ Revista Monitor
Sot më 19 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Italia mbetet partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, si ...
Sot më 18 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Inflacioni bazë e mbylli në rënie vitin e kaluar. Sipa...
Sot më 17 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dh...
Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për r...
Bashkia e Vaut të Dejës njoftoi se tashmë ka shpallur ...
Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët ...
Sot më 16 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfi...
Projekti që do të mbështesë sektorin e bujqësisë në ku...
Sot më 15 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 ...
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin rënie...
Ekonomia shqiptare nuk e ka pasur asnjëherë problem të “sh...
Sot më 13 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 ...
Sot më 12 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Fabrikat në sektorin fason e kanë nisur vitin me falim...
Sot më 11 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...
Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...