Thellohet rënia e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 11 janar 2024
Sot më 11 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...

Fabrikat në sektorin fason e kanë nisur vitin me falimente. Shoqata Pro-eksport lajmëroi se vetëm në Korçë janë pushuar nga puna rreth 550 punonjës dhe një seri aktivitetesh po mbyllen.
Pro-eksport tha se kompania “Extrem sh.p.k.’ në Korçë, që kishte 170 punëtorë, po mbyllet. “Spanjel sh.p.k.” po në Korçë kishte 350 punëtorë dhe aktualisht ka vetëm 130.
Kompania “Damson” po në Korçë kishte 70 punëtorë dhe aktualisht ka vetëm 30. Po në Korçë kompania “Panspi sh.p.k.” kishte 160 punëtore dhe sot ka vetëm 70.
Sipërmarrësja Valbona Vangjeli mbylli fabrikën në Korçë, teksa të tjerat kanë ulur fuqinë punëtore dhe kanë probleme me pagesat nga porositësit, njoftoi Shoqata Pro-eksport.
Në Bilisht “Toni Oil sh.p.k.” që në vitin 2023 kishte 140 persona të punësuar, sot ka vetëm 8.
Sakaq në Tiranë “Shirt&Company – Erman Alba” kanë larguar 170 punonjës nga puna.
Shoqata Pro-eksport raportoi se falimentet do të jenë të mëdha këtë muaj. Shumë fabrika kanë mbajtur punonjësit në punë vetëm sa për të mbyllur vitin.
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin që punësimi të pësojë rënie dyshifrore këtë vit. Rënia më e madhe do të jetë në qarqe sesa në Tiranë. Në qarqe ka një rrjet të vogël linjash prodhimi dhe nuk ka mundësi që të bashkëpunojnë më njëra-tjetrën si në Tiranë ku një fabrikë e vogël mund të marrë punë nga një më e madhe. Shoqata Pro-eksport po përballet çdo ditë me njoftime për rënien e punësimit sidomos në rrethe. Në Korçë, Shkodër dhe Fier ka të dhëna për mbylljen e shumë njësive të prodhimit dhe rritje të papunësisë gjithashtu.
Shkurtimet nga puna do të jenë më të larta në fabrikat e vogla, të cilat do të ndjejnë më shumë efektet e krizës. Ata zakonisht punojnë si nënkontraktorë dhe do të mbyllen të parat kur furnitori përballet me rënie.
Punësimi në bizneset e industrisë hyri në krizë që në tremujorin e tretë të vitit 2022 ku rënia nisi me 0.2% pas një rritjeje me rreth 7% gjatë gjithë vitit.
Sektori i industrisë përpunuese punëson aktualisht rreth 71 mijë persona me pagë, por numri i tyre pritet të reduktohet më tej gjatë vitit që vjen si pasojë e krizës në sektor dhe faktorit demografik që po redukton forcën e punës në mënyrë natyrale në njësitë e prodhimit të bazuara në krahun e punës.
Ngjarjet pas luftës në Ukrainë përveç çmimeve të larta kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit në Evropë dhe tashmë shumë klientë evropianë po kërkojë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera si Uzbekistani, India dhe Afrika e Veriut.
Kjo tendencë ka bërë që të ulen porositë në fabrikat shqiptare duke bërë që disa nënkontraktorë në industrinë e tekstilit të këpucëve të falimentojnë./Monitor
Sot më 11 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...
Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimi...
Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kredit...
Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rri...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj...
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...
Teksa reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve du...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundoj...
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Sot më 8 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë ...
Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë ven...
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...
Sot më 7 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Sot më 6 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konfe...
Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjel...
Sot më 5 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 l...
Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit st...
Sot më 4 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 l...
Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...