Industria në vështirësi/ Shitjet ranë 16.6% në 3-mujorin e tretë, fabrikat e këpucëve dhe drurit më të prekurat
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...

Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë vend ky sektor nuk po lulëzon si në Shqipëri.
Në një raport të fundit për strehimin, Eurostat ka matur madhësinë e sektorit të ndërtimit për gjithë Evropën. Kjo matje bëhet përmes vlerës së shtuar bruto (VSHB[1]) të gjeneruar nga ky aktivitet ekonomik si pjesë e VSHB-së totale (prodhimi në ekonomi pa përfshirë taksat).
Sipas Eurostat, për Bashkimin Evropian, kjo përqindje ishte midis 5 dhe 6% në periudhën 2010-2022. Treguesi ishte më i larti në 5.8% në 2010, duke rënë në 5.1% në 2014-2017 dhe më pas duke u rritur përsëri për të arritur në 5.5% në 2020, 5.4% në 2021 dhe 5.5% 2022.
Midis Shteteve Anëtare, pjesa e VSHB në ndërtim ra në 14 Shtete Anëtare midis 2010 dhe 2022, me uljen më të madhe që u shënua Spanjë, Bullgari dhe Qipro. Ndër vendet anëtare me një peshë në rritje të sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe, Hungaria, Gjermania dhe Lituania treguan rritjen më të lartë.
Në vitin 2022, Shtetet Anëtare me përqindjet më të mëdha ishin Austria (7.3%), Finlanda dhe Rumania (të dyja 7.0%), referoi Eurostat.
Treguesi është shumë më i lartë për Shqipërinë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi në Shqipëri zinte 11.1% të vlerës së shtuar bruto, më e lartë në Evropë dhe dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian.
Shqipëria mund të jetë një vend në zhvillim dhe është përballuar me një tranzicion të fortë demografik, por në vendet e tjera të rajonit, ku është kaluar një cikël i tillë, ndërtimi zë një peshë shumë të ulët në ekonomi. P.sh., Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 6.2% të VBSH-së në 2022, Mali i Zi, që është një vend po i orientuar nga turizmi në 4.8% të VBSH-së, Serbia 6.6%, Bosnjë Hercegovina 5.2%.

I vetmi vend që na “konkurron” është Kosova, që po shfaq të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet e rrethina. Ndërtimi zinte në Kosovë 10.7% të vlerës së shtuar bruto në 2022.
Treguesi për Shqipërinë në 2022 ishte më i larti që nga viti 2014, kur zbriti në 9.9% të VBSH-së, nga gati 15% që kishte kulmuar në 2010-n. Si një sektor ciklik ndërtimi filloi rënien që e kishte nisur pas viteve 90, si rrjedhojë e zhvendosjeve të brendshme të popullsisë, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve iu drejtuan zonës së qendrës. Megjithatë pas 2014-ës iu rikthye rritjes, i udhëhequr kryesisht nga ndërtimet në Tiranë dhe në zonat turistike.
Tendenca pritet të vijojë, sidomos në kryeqytet. Në 2022-shin u dha një rekord i lejeve për ndërtime rezidenciale në Tiranë, prej rreth 1.8 milionë metra katrorë, sipas INSTAT.
Në vitin 2023, Bashkia Tirana vlerëson në projektbuxhet se pret të mbledhë 7 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, nga 5.5 miliardë lekë që ishte plani fillestar. Bashkia thotë se “Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve. Në periudhën 2024-2026 pritet të arkëtohen rreth 6.5 miliardë lekë në vit nga kjo taksë, në një sinjal që bashkia parashikon të vijojë me dhënien vrullshme të lejeve të ndërtimit.
Kjo tendencë po vjen në një kohë që tendenca e popullsisë është drejt tkurrjes, për shkak të emigracionit të lartë që po vazhdon dhe plakjes natyrale të popullsisë. Në 2022, shtesa e popullsisë në Tiranë ishte më e ulëta historike, me më pak se 6 mijë persona, nga rreth 20 mijë disa vjet më parë.
Të huajt janë bërë një faktor i rëndësishëm në blerjet e pasurive të paluajtshme, por ritmi i tyre pritet të bjerë, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve, që po ngushton diferencën me vendet e tjera të rajonit, si Kroacia, apo Mali i ZI. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2023 arritën vlerën e 222 milionë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndryshe nga 2022-shi, kur rritja ishte dyshifrore./ Monitor.al

Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...
Sot më 7 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Sot më 6 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konfe...
Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjel...
Sot më 5 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 l...
Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit st...
Sot më 4 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 l...
Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendi...
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ngelet gjatë në memorien ...
Infrastruktura digjitale e qeverisë pritet të sigurojë...
Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike dominuan strukturë...
Faturimi neto me çmim të diferencuar supozohet se fillon z...
Nis sot zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15%...
Nga 1 janari 2024 nis zbatimin paketa e re fiskale me rrit...
Sot më 31 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 le...
Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit progresiv me...
Fundviti shënon një kohë ku blerjet e ushqimeve bëhen ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...