Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për rishikimin e formulës për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje përveç reduktimit të çmimit të referencës 1% çdo vit në varësi të vjetërsisë së ndërtesës parashikon ulje 50% të çmimit të referencës për apartamentet e privatizuara në ‘92.
Aktualisht për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave kadastrale, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra për apartamentet e ndërtuara në periudhën komuniste për shkak të amortizimit çmimi i shitjes së tyre llogaritet me 30% reduktim të çmimit të referencës.
Sipas Ministrisë së Financave parashikohet që për këtë kategori banesash çmimet e referencës do të amortizohen 50% nga 30% që është aktualisht.
Shembujt e reduktimit të çmimit të referencës 1% në vit kur pronat shiten
Për ndërtesat e tjera udhëzimi i ri parashikon që çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.
Pra nëse ndërtesa është ndërtuar në vitin 2010, në rast shitje të apartamenti në zonën e ish-Bllokut ku çmimi i referencës është 228,400 lekë për metër katror për shkak të amortizimit çmimi i referencës zbritet 14% (nëse apartamenti shitet në vitin 2024). Pra për shkak të llogaritjes së tatim fitimit 15%, vlera e pronës do të llogaritet me çmim të referencës së reduktuar 14% apo 31,976 lekë më pak për metër katror.
Për një apartament të ndërtuar në vitin 2005 në zonën e Medresesë (zona kadastrale 8/2) ku çmimi fiskal është 156,700 lekë për metër, nëse apartamenti shitet në vitin 2024 vlera e pronës do të llogaritet me çmim të referencës së reduktuar 19% apo 29,773 lekë më pak për metër katror.
Sakaq ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e agjentëve imobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme përfshirja e amortizimit të pallateve te çmimet e referencës me qëllim përafrimin e tyre me çmimet e tregut.
“Nuk mundet që një pallat i viteve ‘70- ‘80 të ketë po të njëjtën vlerë reference me një pallat të viteve 2020-2022. Dhe në vijim do të jetë vetë tregu që do ta tregojë këtë realitet me apartamente që shiten nën referencën e re të përcaktuar”, u shpreh më herët për "Monitor", Dritan Leka, nga agjencia e pasurive të paluajtshme “Century 21 CPM Smart”.
Edhe drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” Jonian Antoni u shpreh më herët se formula që në Shqipëri llogaritet referenca është e gabuar, pasi nuk merr parasysh amortizimin e pronës. “Çmimi i referencës së publikuar duhet të ishte për pronat e reja, dhe pastaj nga çmimi i referencës, kur pronat shiten të reduktohej me një formulë çdo 10 vite 20% e vlerës. Pra nëse blinim një pronë që është ndërtuar 10 deri 20 vite më parë çmimi i referencës llogaritet -20%, nëse blinim një që është ndërtuar 20-30 vite më parë çmimi i referencës do të ishte -40% e kështu me radhë”, veçoi ai.
Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%. Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.
Rritja e çmimeve fiskale solli automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve, të njësive tregtare dhe ndërtesave të tjera, pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.
Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës. Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës, ndërsa për njësitë tregtare 0,2%. Tirana është e ndarë në 32 zona kadastrale, si dhe 13 komuna jashtë qytetit, të cilat pas ndryshimeve të ligjit për autonominë vendore njihen si njësi administrative.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare./Monitor
Bashkia e Vaut të Dejës njoftoi se tashmë ka shpallur ...
Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët ...
Sot më 16 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfi...
Projekti që do të mbështesë sektorin e bujqësisë në ku...
Sot më 15 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 ...
Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve presin rënie...
Ekonomia shqiptare nuk e ka pasur asnjëherë problem të “sh...
Sot më 13 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 ...
Sot më 12 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Fabrikat në sektorin fason e kanë nisur vitin me falim...
Sot më 11 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...
Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimi...
Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kredit...
Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rri...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj...
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...
Teksa reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve du...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundoj...
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...