Lufta me Iranin u ka kushtuar bizneseve 25 miliardë dollarë
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...

Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e aplikimit për vendin e fundit të mbetur vakant në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim vjen pasi në muajin shkurt të këtij viti seanca plenare nuk votoi kandidaturën e Matilda Shehut, që ishte propozuar nga një grup deputetësh të mazhorancës.
Arsyet e mosvotimit dhe të tërheqjes përfundimtare të propozimit për kandidaten Matilda Shehu nuk u qartësuan asnjëherë publikisht nga mazhoranca.
Megjithatë, në mënyrë jozyrtare, u la të kuptohej se tërheqja mund të lidhet me praninë e një të afërmi të saj në Bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në muajin shkurt, Kuvendi votoi emërimin e katër anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, përkatësisht Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj, të propozuar nga vetë Kuvendi dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga Këshilli i Ministrave.
Më pas, në muajin mars, Kuvendi votoi edhe vakancën e pestë, duke miratuar kandidaten tjetër të propozuar nga Këshilli i Ministrave, Olta Rushaj.
Në vijim, Holta Zaçaj u votua nga Këshilli Mbikëqyrës në detyrën e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, një vend i fundit në Këshillin Mbikëqyrës ngelet ende vakant dhe pritet të plotësohet me procedurën e re të hapur nga Kuvendi.
Në fund të dhjetorit 2025, përfundoi mandati i gjashtë prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë zëvendësguvernatoren e parë, Luljeta Minxhozi dhe anëtarët Ridvan Bode, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.
Ashtu siç kishte ndodhur edhe shtatë vjet më parë, dy institucionet që duhet të propozonin kandidaturat për plotësimin e vendeve vakante, Këshilli i Ministrave dhe Kryeministria, i kanë nisur procedurat ligjore me vonesë.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.
Për këtë arsye, për afërsisht dy muaj, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ishte faktikisht i paralizuar, në mungesë të kuorumit për të marrë vendime.
Kjo nuk ishte hera e parë që neglizhencat dhe vonesat në procesin e plotësimit të vakancave në institucionet rregullatore të tregut cenojnë funksionimin normal të institucioneve të pavarura. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës./Monitor.al
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Tregtarët e kontratave të së ardhmes për naftën priren të ...
Shpërthimet e fundit të hantavirusit dhe norovirusit në an...
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër il...
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria ...
Këtë të diel, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karbura...
Këtë të shtunë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në ble...
Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi dir...
Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e ...
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rën...
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga nj...
Këtë të premte, dollari do të këmbehet me 81 lekë në blerj...
Me botimin në Fletoren Zyrtare ka hyrë tanimë zyrtarisht n...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qytetarët duket ...
Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e a...
Një kontroll i pazakontë duket se ka nisur në tregun e tak...
Këtë të enjte, dollari do të këmbehet me 80.8 lekë në bler...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e zhvilluar ditën e sot...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...