Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kthimet e fondeve të pensionit gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga shoqëritë administruese të këtyre fondeve, shumica e fondeve kanë rritur normën e kthimit vjetor neto krahasuar me një vit më parë.
Kthimin më të lartë nga investimi në fund të vitit 2023 e ofronte fondi Smart Pension, fondi më i ri i shoqërisë administruese Albsig Invest, me 4.62%.
Ky fond e ka nisur aktivitetin në 12.01.2023 dhe kthimi është llogaritur mbi këtë datë. Ndërkohë, sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga shoqëria administruese, në mars 2024, kthimi vjetor i fondit ka arritur në 5.23%. Kthimi më i lartë neto është i lidhur edhe me komisionin më të ulët të administrimit që ka ky fond, në masën 1.5% në vit mbi vlerën neto të aseteve.
Ndjek me një diferencë të vogël fondi Raiffeisen Pension, që në fund të 2023 ofronte një kthim vjetor nga investimi në masën 4.54%, nga 4.09% që kishte qenë kthimi në fund të vitit 2022. Sipas të dhënave më të fundit, të muajit shkurt 2024, kthimi vjetor i fondit ishte 4.53%.
Edhe ky fond, që administrohet nga shoqëria Raiffeisen Invest, ka një komision administrimi në masën 1.5%.
Kthimi i tretë më i lartë ofrohet nga fondi Credins Pension, me 4.15%, në rritje të ndjeshme nga niveli prej 3.47% i fundit të vitit 2022. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga shoqëria administruese, në shkurt 2024, kthimi vjetor i fondit të pensionit ka arritur në 4.2%. Credins Pension administrohet nga shoqëria administruese Credins Invest dhe ka një komision vjetor administrimi prej 2.2%.
Vijon Albsig Pension, me një kthim vjetor nga investimi në masën 3.81%, edhe kjo në rritje të ndjeshme nga niveli prej 2.75% i vitit 2022. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga shoqëria administruese në mesin e muajit mars kthimi vjetor ka arritur në 3.9%. Albsig Pension administrohet nga shoqëria administruese Albsig Invest dhe ka një komision administrimi prej 2.5%.
Fondi me kthimin vjetor më të ulët në fund të vitit 2023 ishte Sigal Pension, me 3.52%. Fondi më i madh për nga vlera e aseteve ishte i vetmi që pësoi një rënie të lehtë kthimit vjetor, që në fund të vitit 2022 kishte qenë 3.63%. Sipas të dhënave më të fundit të raportuara, të muajit shkurt 2024, kthimi vjetor ka arritur në 3.57%. Sigal Pension administrohet nga shoqëria administruese Sigal Life Uniqa Group Austria dhe aplikon një komision vjetor administrimi në masën 2.2%.
Kthimi vjetor llogaritet si ndryshimi vjetor i çmimit të kuotës, pasi zbritet komisioni i administrimit që aplikon shoqëria administruese. Në këtë mënyrë, kthimi neto i fondeve të pensionit ndikohet edhe nga masa e komisionit të administrimit, që është i ndryshëm për fonde të ndryshme pensioni dhe lëviz në intervalin midis 1.5% dhe 2.5%.
Fondet e pensionit në Shqipëri kanë një strukturë asetesh të ngjashme, që dominohet në masën dërrmuese nga investimet në obligacione të qeverisë shqiptare. Edhe për këtë arsye, kthimet nga investimi nuk kanë diferenca shumë të mëdha, ndërsa një efekt të konsiderueshëm mbi kthimin neto ka komisioni i administrimit që aplikon secili fond.
Në treg aktualisht veprojnë gjashtë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri administruese.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 41.29% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30.38%, Raiffeisen Pension me 20.73%, Albsig Pension me 7.33%, Smart Pension, me 0.26% dhe Sigal Pro, me 0.01%.
Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg në fund të vitit 2023 Credins Pension, me rreth 49.38% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 29.45%, Albsig Pension me 10.68%, Raiffeisen Pension me 9.93%, Smart Pension, me 0.51% dhe Sigal Pro, me 0.06%./ Revista Monitor
Sot, më 25 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Sot, më 24 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, ...
Sot, më 23 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
Inflacioni vjetor bazë ishte i qëndrueshëm edhe në muajin ...
Në vitin 2023 importet e veshjeve dhe këpucëve në sasi shë...
Sot, më 22 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Italianët dhe polakët kanë vijuar të kenë interes për Shqi...
Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për me...
Rreth 2,3 miliardë euro llogaritet kostoja për zbatimin e ...
Ministri i Financave, Ervin Mete, në fjalën e tij në p...
Të ardhurat buxhetore janë rritur ndjeshëm vitet e fundit,...
Sot, më 21 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, po zhvillo...
Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka b...
Fondet e investimeve alternative u rritën për të dytin vit...
Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë ...
Sot, më 20 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 mi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...