Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Dy të rinj denoncojnë në emisionin “Stop” në Tv Klan skualifikimin nga konkursi i Akademisë së Policisë, duke e cilësuar vendimin të padrejtë dhe të mbështetur në informacione të pavërteta mbi familjarët e tyre. Konkursi u zhvillua nga data 1 deri më 21 shtator për fazën e aplikimeve në drejtoritë vendore të policisë, ndërsa provimet nisën më 9 tetor. Lista përfundimtare e fituesve dhe humbësve u shpall më 26 nëntor në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Luzmila Marku nga Mirdita deklaron se ka kaluar të gjitha fazat e konkurrimit, por është skualifikuar për shkak se sipas Drejtorisë së Policisë Lezhë, vëllai i saj rezulton me precedent penal. Marku e mohon këtë pretendim dhe thotë se disponon dokumentacion zyrtar që vërteton se vëllai i saj nuk është i dënuar.
Një tjetër rast vjen nga Vlora. Drilon Runaj shprehet se fillimisht është shpallur fitues, por më pas është skualifikuar për “mosplotësim të kritereve ligjore”. Pas ankimimit, i është komunikuar se babai dhe një nga vëllezërit e tij rezultonin të dënuar, gjë që Runaj e mohon duke deklaruar se ka vërtetime zyrtare që faktojnë të kundërtën.
Lidhur me këto raste, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Ilir Mandro, deklaron se Akademia nuk ka kompetencë në përzgjedhjen e aplikantëve.
Ilir Mandro: Odeta, Akademia e Sigurisë, qëkur jam bërë unë rektor, i ka hequr nga dera e vet të gjitha pyetjet testimet, serverat, gjithçka dhe merret Drejtoria e Përgjithshme për shkak se ajo bën planifikimet dhe ka si të thuash strategjinë e marrjes në Polici. Akademia e Sigurisë mbështet vetëm me vëzhgues, me ambiente, me gjëra të tilla logjistike, kështu që për këto elementë, edhe për këto që më thua, Komisionet e Apelimit dhe gjithçka janë tek Drejtoria e Përgjithshme dhe ndiqen nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, z. Sokol Bizhga. Kështu që unë të jap numrin e drejtuesit të procesit që është drejtori i procesit, z. Skënder Kalemi. Komuniko, se ai mund të dijë ndonjë gjë edhe më shumë!
Edhe drejtori i Kolegjit të Formimit Policor, Skënder Kalemi, thekson se verifikimet kryhen nga komisariatet dhe drejtoritë përkatëse.
Skënder Kalemi: E nderuar zonja gazetare, ne jemi Kolegj që bëjmë formimin dhe verifikimet i bëjnë Komisariatet dhe drejtoritë përkatëse! Mund të drejtoheni atje! Ne, vetëm marrim produktin që vjen nga testimet e fusim në proces mësimor. Kaq!
Ndërkohë, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, thotë se nëse ekziston informacion nga strukturat policore, se një aplikant apo familjar i tij është i implikuar në veprimtari kriminale, skualifikimi është i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm për atë vit duke i lënë kandidatët të aplikojnë sërish vitin pasardhës.
Sokol Bizhga: Janë të dhëna, që bëhet fjalë për aktivitete kriminale që janë burim të ardhurash nga krimi: prostitucion, drogë, trafik etj, etj që megjithëse je i padënuar nga Gjykata, Prokuroria etj, etj, kjo nuk do të thotë që meqënëse ke shpëtuar, ti të depërtosh në radhët e Policë së Shtetit se je i padënuar. Policia është një organ gjurmues dhe ai që i ka bërë vërtetimin e personalitetit në Mirditë, ai që ka bërë vërtetimin e personalitetit në Vlorë, është aq i përgjegjshëm dhe i hapur…
Gazetarja: Po si e ka bërë, në kuadrin e thashethemit apo të sistemit?
Sokol Bizhga: Jo, jo, jo e ke gabim! Nuk është në kuadër të thashethemit!
Gazetarja: Po kush e thotë pra se në qoftë se nik ka një denoncim në polici apo në prokurori?
Sokol Bizhga: Tani, dëgjo…!
Gazetarja: Në kuadër të kryeplakut?
Sokol Bizhga: Dëgjo, këtu, dëgjo!
Gazetarja: Unë dua t’i vij në ndihmë rastit me argument!
Sokol Bizhga: Nuk i vjen dot në zgjidhje rastit! Nuk i vjen dot në zgjidhje rastit! Dhe kur thotë punonjësi i Policisë është i papërshtatshëm, është i papërshtatshëm, sepse punonjësi i Policisë nuk e ka as komshi, as vëlla me hajmali, as inat. Punonjësi i Policisë është i përgjegjshëm që bën një informacion, bën dy informacione, tre informacione dhe kur bëhen disa informacione edhe kapet, edhe mund të mos kapet, por nuk mund të shpifë punonjësi i Policisë, nuk mund të shpifë punonjësi i Policisë për një informacion i cili kalon në disa hallka. Është inspektori i zonës, është shefi i seksionit që e miraton, është shefi i komisariatit që e miraton, është drejtori i zonës, drejtori për krimet në drejtori që e miraton, është drejtori i qarkut pastaj që e mbyll ciklin dhe e sjell në Drejtorinë e Përgjithshme. Tani, cikli është mbyllur! Studentët kanë filluar shkollën, le ta provojnë herën tjetër!
Gazetarja: Vitin tjetër?
Sokol Bizhga: Po, po do ta shikojnë, ta provojnë vitin tjetër, sepse tashi kuotat janë me rend zbritës, kur është skualifikuar ky, dikush tjetër është ngritur në rang në vend të tij dhe ka një kuotë që jashtë kësaj kuote, nuk mund të marrësh më!/ Tv klan
Ilir Koçi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan Bashkinë...
Një situatë skandaloze dhe e turpshme ka përfshirë sistemi...
Mjekët, infermierët, punonjësit e prapavijës dhe sanitaret...
Kompania zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të ...
Shëndetësia është përfshirë në një skandal. Mijëra punonjë...
Një skandal i madh, pas të cilit del emri i Agim Ismailit,...
Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Disa dokumente të reja nga kanë dalë në dritë nga dosja e ...
Ditën e djeshme CNA publikoi dokumente dhe fakte se si kry...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në b...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në Laprakë, në Njësinë Administ...
Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apeli...
CNA sot publikoi me dokumente dhe fakte se si Erion Veliaj...
Në letrën dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë, ...
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “...
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliaj...
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...