web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gabimi fatal, përmbaruesi dhe eksperti i marrin të moshuarës shtëpinë

14 Janar 2026, 21:08, Denoncim CNA

Gabimi fatal, përmbaruesi dhe eksperti i marrin të moshuarës

Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apelit Korçë u zbatua gabim nga përmbaruesi Artan Sima dhe eksperti Gjergji Janollari, duke i marrë shtëpinë të moshuarës Liri Dine. Konflikti lidhet me keqdokumentimin e sipërfaqes së pronës.

Vendimi gjyqësor dhe vetë Apeli pranojnë se prona është 260 m², por ekzekutimi u krye për 300 m², çka solli nxjerrjen e të moshuarës nga banesa e saj.

“Unë kam jetuar tek kjo prona këtu, që ka qenë e vjehrrit dhe vjehrrës sime. Bashkëshorti im te ajo pronë ka jetuar 57 vite, unë bashkë me të 35 vite. Kemi sjellë në jetë edhe një fëmijë. Im shoq ndërroi jetë në 2011-ën. Vëllai i tij bashkë me të motrën kanë kërkuar pjesë, u bënë katër gjyqe për atë pronë dhe si përfundim nga Gjykata e Apelit vendosi që unë të dal nga ajo pronë.

Bëri një padrejtësi për truallin e pronës të ndërtuar nga vjehrri im, e cila është e regjistruar në zyrën e pronave 260 metra katrorë dhe gjykata e pjesëtoi për 300 metra katrorë, ku edhe eksperti që bëri matjet deklaroi që është 260 metra katrorë, por eksperti bëri një padrejtësi. Vjen dhe bën matjet, përfshin edhe këtë pronën tjetër, ku unë mund të jetoja atje, përderisa më nxorën nga prona tjetër”, tha denoncuesja.

Pas 9 vitesh, Liri Dine denoncon rastin në emisionin “STOP” dhe gazetari i mundëson një takim me përmbaruesin. Fillimisht refuzues, Artan Sima premton korrigjimin e gabimit, por procedurat zvarriten me justifikime të njëpasnjëshme.

Edhe në dhjetor, përmbaruesi paraqitet në Gostivisht pa ekspertin, ndërsa vetë eksperti deklaron se nuk ishte njoftuar.

I pyetur nga “STOP” për matjet e vitit 2015 dhe diferencën prej 40 m², eksperti Gjergji Janollari mbyll telefonin pa dhënë shpjegime. Zgjidhja e çështjes shtyhet për në janar 2026./ Tv Klan





Lajmet e fundit nga