web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti/ Agim Ismaili "përmbyti" burgjet me ilaçe të skaduara

20 Janar 2026, 13:21, Denoncim CNA


Një skandal i madh, pas të cilit del emri i Agim Ismailit, ka dalë në dritë. Skandali i përket kohës, që ky i fundit ishte në krye të institucionit të burgjeve, pra drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Bëmat e Agim Ismailit, që në fakt e shkruar e zeza mbi të bardhë në një raport të detajuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, tregojnë shkelje të mëdha dhe dëm ekonomik, mbi të gjitha, rrezik për jetën e të burgosurve duke futur në burgje ilaçe të skaduara.

Raporti i KLSH-së nënvizon në dhjetëra faqe dhe dokumente se gjatë drejtimit të institucionit të Burgjeve nga Agim Ismaili, institucionet e vuajtjes së dënimit janë përmbytur nga ilaçe të skaduara. Jo vetëm një institucion i vuajtjes së dënimit, por pothuajse të gjitha IEVP-të, Tiranë, Berat, Tepelenë etj.

Çfarë ka ndodhur?

Në kohën kur Agim Ismaili drejtonte Burgjet, në raportin e KLSH-së thuhet se nga shqyrtimi i listës me ilaçe të skaduara në të gjitha IEVP-të, konstatohet se pothuajse në të gjitha IEVP-të kanë skaduar medikamente në atë sasi që janë bërë hyrje, duke mos u përdorur asnjëherë, çfarë tregon se blerjet e këtyre ilaçeve janë të pambështetura në planifikime që burojnë nga nevoja konkrete.

Për më tepër, ky raport tregon edhe skandalin se janë blerë ilaçe të skaduara.

“Nga shqyrtimi i medikamente të skaduara në 22 IEVP-të dhe Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) gjatë vitit 2020, u konstatua se vlera e medikamenteve të skaduara është 1,863,910 lekë. Nëse shihet data e hyrjes së këtyre medikamenteve në IEVP, rezulton se pothuajse të gjitha kanë hyrë në vitin 2019. Nga kjo rezulton se 10% e vlerës furnizimit me medikamente nga kontrata e vitit 2019, ka skaduar po në atë vit. Kjo vjen së pari nga pranimi i medikamenteve në kundërshtim me kushtet e kontratës për sa i përket afatit të skadencës, ku në specifikimet teknike të kontratës përcaktohet se ‘medikamentet duhet të kenë afat skadence jo më pak se 1.5 vite nga momenti i pranimit në magazinën e DPB’ dhe së dyti nga një proces planifikimi i pabazuar në nevoja konkrete. Nga shqyrtimi i listës me medikamente të skaduara në të gjitha IEVP-të, konstatohet se pothuajse në të gjitha IEVP-të, kanë skaduar medikamente në atë sasi që janë bërë hyrje, duke mos u përdorur asnjëherë, çfarë tregon se blerjet e këtyre medikamenteve janë të pambështetura në planifikime që burojnë nga nevoja konkrete”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Dokumenti/ Agim Ismaili "përmbyti" burgjet me ilaçe

Futja e ilaçeve të skaduara nuk ka ndodhur vetëm në një IEVP të vendit, por te të gjitha. Gjithashtu ilaçet nuk janë përdorur asnjëherë, pra blerja e tyre është planifikuar pa u bazuar në nevoja konkrete të të burgosurve.

“Nga shqyrtimi i listës me medikamente të skaduara në të gjitha IEVP-të, konstatohet se pothuajse në të gjitha IEVP-të, kanë skaduar medikamente në atë sasi që janë bërë hyrje, duke mos u përdorur asnjëherë, çfarë tregon se blerjet e këtyre medikamenteve janë të pambështetura në planifikime që burojnë nga nevoja konkrete. Konkretisht, rezultoi se: - Në IEVP-në Berat, të tre medikamentet e skaduara gjatë vitit 2020 kanë skaduar në po atë sasi që janë bërë hyrje gjatë vitit 2018 dhe 2019. - Në IEVP-në Mine Peza, nga 25 medikamente të skaduara, 7 prej tyre kanë skaduar në atë sasi që janë kërkuar. - Në IEVP-në Tepelenë, nga 18 medikamente të skaduara, 7 prej tyre kanë skaduar në atë sasi që janë kërkuar. Përveç kësaj, konstatohet se dhe pjesa tjetër e medikamenteve të skaduara (77 medikamente në Qendrën Spitalore të Burgjeve dhe 181 medikamente në IEVP) është përdorur në sasi të vogël nëse bëjmë krahasimin mes sasisë së hyrë dhe sasisë së skaduar. - Konstatohet se gjatë vitit 2019,janë riblerë disa medikamente të cilat edhe pse të papërdorura dhe si pasojë të skaduara gjatë po këtij viti, porosia për të to ka ardhur në rritje. Konkretisht, medikamenti Buscolaminë ampulë, në vitin 2018 rezultoi të jetë blerë në sasinë 6,400 copë dhe nga këto, në vitin 2019 skaduar 3,620 copë, ose rreth 57% e sasisë së blerë. Konstatohet se në vitin 2019, ky medikament është blerë në sasinë 7,000 copë, pra më shumë se një vit më parë, edhe pse më shumë se gjysma e sasisë së blerë skadoi, duke vënë në dyshim nevojat reale për këtë artikull. Po ashtu, edhe nga sasia prej 7,000 copësh të blera në vitin 2019, skaduan 1,770 copë në vitin 2020. Kjo tregon mos planifikim të drejtë sipas nevojave për medikamente në vitin 2019 dhe përdorim të fondeve pa efiçencë dhe efektivitet në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr.10 296, datë 8.7.2010 ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’”, thuhet në raport.

Dokumenti/ Agim Ismaili "përmbyti" burgjet me ilaçe

Ndërkohë, kjo praktikë skandaloze nuk ka ndodhur vetëm një herë, por vazhdimisht. Nga auditimet e KLSH-së, ka rezultuar se ilaçet e skaduara janë blerë sërish dhe në sasi më të mëdha.

“Konstatohet se gjatë vitit 2019 janë riblerë disa medikamente të cilat edhe pse të papërdorura dhe si pasojë të skaduara gjatë po këtij viti, porosia për të to ka ardhur në rritje. Konkretisht, medikamenti Buscolaminë ampulë, në vitin 2018 rezultoi të jetë blerë në sasinë 6,400 copë dhe nga këto, në vitin 2019 skaduar 3,620 copë, ose rreth 57% e sasisë së blerë. Konstatohet se në vitin 2019, ky medikament është blerë në sasinë 7,000 copë, pra më shumë se një vit më parë, edhe pse më shumë se gjysma e sasisë së blerë skadoi, duke vënë në dyshim nevojat reale për këtë artikull. Po ashtu, edhe nga sasia prej 7,000 copësh të blera në vitin 2019, skaduan 1,770 copë në vitin 2020. Kjo tregon mos planifikim të drejtë sipas nevojave për medikamente në vitin 2019 dhe përdorim të fondeve pa eficiencë dhe efektivitet në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr.10 296, datë 8.7.2010 ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’. -Në vijim konstatuam gjithashtu se, IEVP-të nuk raportojnë në sektorin e shëndetësisë në DPB çdo muaj lidhur me konsumin mujor, gjendjen dhe afatet e skadencave, duke mos zbatuar në këtë mënyrë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm. Sa më sipër, tregon se IEVP-të nuk bëjnë planifikim sipas nevojave reale për medikamente, duke ekspozuar vazhdimisht institucionit përballë riskut të shpërdorimit të fondet publike. Për sa më sipër konkludojmë se, vlera prej 1,863,910 lekë, e medikamenteve të skaduara është dëm ekonomik”, përmendet më tej në raportin e KLSH-së.

Dokumenti/ Agim Ismaili "përmbyti" burgjet me ilaçe

Të gjitha këto fakte të evidentuara në raportin prej qindra faqesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit përbëjnë një abuzim dhe shkelje të rëndë, për mënyrën se si në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri janë futur ilaçe të skaduara duke rrezikuar seriozisht jetën e të dënuarve nga njëra anë dhe duke zbuluar një anë tjetër të errët, atë të blerjes të ilaçeve të skaduara apo në prag skadimi. /CNA





Lajmet e fundit nga