web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lobimet mashtruese të Veliajt/ Shërbimet e mediave të familjes, në raportin kundër SPAK-ut

15 Janar 2026, 13:30, Denoncim CNA

Lobimet mashtruese të Veliajt/ Shërbimet e mediave të familjes,

Ditën e djeshme CNA publikoi dokumente dhe fakte se si kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, si dhe vëllai i tij nën hetim, Arbër Veliaj, kanë paguar 220 mijë dollarë lobim në SHBA kundër drejtësisë, kundër SPAK-ut.

CNA publikoi deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku tregohet dhe vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, e cila shkon në shumën prej 219,945 eurosh. Dhe kjo është bërë në 5 pagesa që janë 50 mijë, 40 mijë dollarëshe.

Sipas të dhënave të nxjerra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, personat e kontaktuar (kongresmenë, senatorë etj.) janë në periudha të ndryshme të muajve të vitit të kaluar 2025. Fillojnë që nga muajt mars-prill, por në deklarimet e Departamentit të Drejtësisë ka edhe pagesa të bëra disa ditë para se të arrestohej Erion Veliaj, pra që në shkurt të vitit 2025. Të gjitha pagesat kryesisht janë për lobim dhe më pas lobistët, pasi paguhen, bëjnë një raport që dorëzohet në Departamentin e Drejtësisë.

Në raportin e publikuar ishin përfshirë edhe artikuj të medieve apo gazetarëve që kanë shprehur opinione apo mbështetje ndaj Veliajt me dirigjencë, pikërisht për të ndërtuar të tilla raporte lobimi. Artikuj apo qëndrime të publikuara në mediat e familjes Veliaj, mbështetës të tij, bashkëhallexhinj me SPAK-un apo shkrime nga njerëz pranë kryebashkiakut dhe gazetarë që kanë zgjedhur të jenë kamerierë të pjatave që kërkon në tavolinë Veliaj.

I pari që ka botuar këto shkrime të përfshira në raportin dërguar Departamentit të Drejtësisë është Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, dikur shërbëtor i Sali Berishës.

Mero flet për drejtësi cilësore, për shkelje të drejtash dhe këtë ka filluar ta artikulojë pas arrestimit të zotit Veliaj. Shumica e shkrimeve të tij personale, por edhe publikimeve të tij, kanë qenë pjesë e strategjisë pro Veliajt dhe kundër SPAK-ut për të ndërtuar një raport lobimi si ky që CNA ka publikuar dje.

Në raport, në faqen 11 është vendosur shkrimi “Standardet etike të Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore të prokurorit ndaj Veliajt” i datës 28 shkurt 2025 nga Mero Baze botuar në faqen e familjes Veliaj.

 

Në këtë shkrim të vendosur në raportin lobues, gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, thotë se ndaj Veliajt po përdoret një standard persekutimi dhe po mbahet i izoluar me standarde të tjera nga të akuzuarit e tjerë me të njëjtën masë sigurie si ai.

“Ky është linçim jo vetëm i personit nën hetim, por i gjithkujt që atyre nuk u jep dëshmi e që shkon në favor të objektivit të tyre. Ajo që është më e dukshme dhe që dëshmon se ndaj Veliajt po përdoret një standard persekutimi, është mënyra se si po përpiqen ta mbajnë të izoluar jashtë standardeve me të cilat janë trajtuar të tjerë të akuzuar me të njëjtën masë sigurie”, shkruan Mero Baze në shkrimin e tij të datës 28 shkurt 2025.

 

Lobimet mashtruese të Veliajt/ Shërbimet e mediave të familjes,

Të mos harrojmë, vetëm nga faturat zyrtare të vëllait të Erion Veliajt, Mero Baze është paguar 300 mijë dollarë, më shumë sesa lobimi në SHBA, pa shkuar te punësimi i fëmijëve dhe familjarëve të Mero Bazes në Bashkinë e Tiranës.

 

Një tjetër emër që del në raportin e dërguar Departamentit të Drejtësisë është Ylli Manjani, i cili ka përdorur studion e emisionit “Now” të Erla Mëhillit në “Euronews” për të përdorur tezat në interes të Erion Veliajt. Manjani, në një emision live, deklaroi se Erion Veliaj u arrestua pa prova dhe ndaj tij nuk ka akuza zyrtare. Në fakt, ka 60 mijë faqe me prova dhe dokumente, si dhe një çështje të çuar për gjykim ku Erion Veliaj i shmanget.

Deklarata e Manjanit më pas u botua nga “Tema” e Mero Bazes, gazetar i familjes Veliaj, dhe më pas u bë pjesë e raportit të lobimit, të publikuar ditën e djeshme nga CNA.

Në faqen 3 të raportit është vendosur shkrimi “‘Veliaj u arrestua pa prova’ - Ylli Manjani: Kjo është e papranueshme për çdo qytetar”, deklaratë e Manjanit e botuar më 10 shkurt 2025 nga “Tema” e Mero Bazes.

Ylli Manjani është një person në konflikt me SPAK-un, ai është avokat i disa personave të arrestuar që po gjykohen si vrasës në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Lobimet mashtruese të Veliajt/ Shërbimet e mediave të familjes,

 

Një tjetër emër që është përdorur për interesat e Veliajt është edhe gazetari Anri Bala, i dalë nga “grazhdi” i Rilindjes. Në një shkrim të publikuar në portalin e gazetarit të familjes Veliaj, gazetari Bala shkruante se mediat po intimidonin gjyqtarin Engert Pëllumbi, me qëllim që të vendoste kundër kryebashkiakut të arrestuar më 10 shkurt.

Shkrimi i gazetarit Bala me titull “Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias” i botuar më 12 mars 2025 në portalin “Tema” dhe gazetën "Dita" është i vendosur në faqen 5 të raportit lobues prej rreth 220 mijë eurosh të paguara nga Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj.

“Intimidim i drejtësisë është edhe lëvrimi i dosjeve në duart e gazetarëve, para se t’u shkojnë personit të dyshuar apo avokatëve të tij, që më pas t’i recitojnë në studio pa pasur asnjë formim ligjor dhe të bëjnë avokatin e prokurorëve, duke e prezumuar njësoj si ata subjektin nën hetim si të fajshëm… pa prova, pa gjyq”, shkruante gazetari Anri Bala në artikullin e botuar më 12 mars 2025 në portalin “Tema” dhe gazetën "Dita".

 

Lobimet mashtruese të Veliajt/ Shërbimet e mediave të familjes,

 

Një tjetër rast është këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës, Halit Valteri, pra një nga njerëzit që ka punuar me Veliajn. Dikur roje i Lulzim Bashës, më pak u bë shërbëtor i Taulant Ballës, përfundoi bashkëpunëtor me Zdromsin. Në një shkrim të Valterit në gazetën “Dita”, media në shërbim deri neveritës ndaj Veliajt, thuhet se Erioni është peng i një sistemi gjyqësor me interesa të forta politike.

Kujtojmë se përveç pjesë e disa partive, Valteri është edhe një person me precedent, i thirrur dhe nga SPAK-u. Gjithashtu dhe ky shkrim i Halit Valterit është bërë pjesë e raportit lobues prej 220 mijë dollarësh. Në faqen 8 është vendosur shkrimi “Erion Veliaj, peng i një Gjyqësori me Interesa të Forta Politike” nga Halit Valteri botuar më 14 mars 2025 në gazetën “Dita”.

Një nga rastet më të debatueshme në këtë kontekst është ai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka fituar mandate të njëpasnjëshme me një mbështetje të gjerë elektorale. Në këtë analizë do të shqyrtojmë arsyet pse Erion Veliaj mund të jetë peng i një sistemi gjyqësor me interesa të forta politike dhe si kjo po ndikon në aftësinë e tij për të drejtuar Tiranën dhe për të zbatuar projektet e tij”, shkruan Valteri në shkrimin e botuar më 14 mars 2025.

Lobimet mashtruese të Veliajt/ Shërbimet e mediave të familjes,

 

Nga raporti i publikuar nga CNA ditën e djeshme, shihet se shkrimet në mediat e Veliajt, për të cilat CNA e ka thënë se dirigjohen nga burgu i Durrësit, përveç mbrojtjes dhe interesave personale të “lëpirësve” të kryebashkiakut paska pasur një interes tjetër. Interesi i zbuluar nga raporti i publikuar ditën e djeshme paska qenë që këto shkrime të bëheshin pjesë e raportit lobues dhe letrave dërguar senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë.

Një raport lobues i paguar 220 mijë dollarë nga Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj, ku janë përfshirë edhe artikuj apo deklarata të gazetarëve, juristëve dhe politikanëve të dirigjuar nga qelitë e burgut të Durrësit, është më shumë për të qeshur sesa për të qarë.

Të gjithë personat e sipërpërmendur janë të paguar, në konflikt interesi, bashkëpunëtorë politikë dhe mediatikë. Këto shkrime, por edhe publikime të tjera në media ndërkombëtare, CNA i ka denoncuar si pjesë të një skenari të qartë, që shkruhet nga Erion Veliaj dhe urdhërohet prej tij dhe bashkëpunëtorëve ku kryesori qëndron vëllai i tij, Arbër Veliaj./CNA





Lajmet e fundit nga