Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra më e preferuar e komunikimit të mashtruesve.
I tillë është edhe rasti që Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes, ku një pseudo-menaxher kishte postuar njoftim për punë në Zvicër. Menaxheri përdorte një firmë pastrimi shumë të madhe në Zyrih për të kontaktuar me vajzat, ku më pas si kusht kryesor punësimi kishte që ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
Rasti u denoncua nga një vajzë e quajtur Lorena e cila e kishte përsuar vetë. Ajo tregon se ka punuar në Zvicër si dado fëmijësh dhe duke kërkuar ka parë njoftimin për vende pune të lira në një firmë pastrimi banesash. Ajo ka kontaktuar me numrin e afishur në njoftim dhe nga ana tjetër e telefonit i është përgjigjur dikush që ishte prezantuar me emrin Mërgim. I riu 35 vjeçar siç ishte prezantuar punonte menaxher në këtë firmë në Zyrih dhe pa ndrojtje i kërkon Lorenës foto dhe moshën e më pas kushtin që duhet të punoje tek firma e tij. ” Të bësh seks me mua 1 herë në javë, rrogën e vendos vetë sa të duash” këto ishin fjalët e shkruara në whatsapp nga menaxheri.
Lorena shprehet se u shokua nga gjuha e përdorur dhe nga kushtet e punës. “Ai shkruante se të paguante biletën e avionit, rrogën shumë të lartë” shprehet Lorena dhe në bazë të performancës seksuale nënshkruhej edhe kohëzgjatja e kontratës së punës. Të njëjtën gjë denoncuesja tregon se ky person ka bërë edhe me shoqet e saja që janë interesuar për punë. Ajo pohon se asnjëra nuk ka pranuar, por që do ta denoncojë si rast, pasi nuk do që femra të tjera të mashtrohen dhe mashtruesi të dënohet.
Pas denoncimit nga qytetarja, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me personin që mashtronte, duke kërkuar punë në firmën e pastrimit. Personi që ofronte këto punë u prezantua me emrin Mërgim Osmani, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut
Komunikimi me personin në fjalë u bë në rrjetet sociale, aty ku kishte shpallur njoftimin për vende pune së bashku me numrin e celularit.
Në fillim të bisedës, personi kërkon identitetin e vajzës dhe foto të saj. Ai përgjigjet se i pëlqen pamja dhe mund t’i presë menjëherë biletën për të shkuar në Zvicër. Personi, duke nisur nga fotoja, i ofron punë si sekretare personale në firmën e tij. Por ka edhe një kusht “të bëhesh e imja dhe të punosh”. Pyetjes se çfarë kuptimi “e imja”, ai përgjigjet shkurt “e dashura”.
Gazetarja dhe personi në fjalë vijojnë bisedën për kushtet e punës, për rrogën. Ai shkruan se “rrogën ta jap sa të kërkosh”, por vijon sërish me kushtin që një herë në javë të bëjnë seks. Personi e vijon bisedën, jo për kushtet e punës, por për aftësinë në shtrat të “punonjëses”. Dhe nëse atij i pëlqen kjo aftësi, ai të zgjat kontratën e punës dhe të shton rrogën.
Personi ishte i gatshëm që ta bënte kontratën deri në 2 vite, sërish nëse punonjësja bëhej e tij të paktën 1 herë në javë. Gazetarja e refuzon disa herë ofertën, duke u fokusuar më shumë te puna në firmë. Por ai i shkruan se ishte i gatshëm që për disa ditë t’i priste biletën e udhëtimit nga Shqipëria në Zvicër. Akomodimin e siguronte ai. Por, gjithmonë parësor kishte kushtin e provës (seks).
Ai i shkruan se, në momentin që punonjësja do të shkonte në Zvicër, të shkonin bashkë në hotel dhe më pas të diskutonin për kushtet e punës. Në biseda i tregon edhe adresën e punës, e cila sipas tij ishte në Zyrih. Po ashtu gazetarja i kërkon një foto të tij e cila nuk ishte e njëjtë me atë që i kishte nisur Lorenës.
Gazetarët e Fiks Fare vijojnë hulumtimet në internet, teksa gjejnë disa njoftime ku i njëjti person kërkonte punonjëse kujdestare fëmijësh. Gjithmonë vendi i punës ishte në Zvicër. Fiksi e kontakton me një numër dhe identitet tjetër. Por personi që përgjigjet bën të njëjtën bisedë. Skema është e njëjtë, ai kërkon foto dhe nëse e pëlqen fizikisht, do të vendosë nëse do e marrë në punë!
Fiksi vendosi që të bëj një video-telefonatë me personin që ofron vende pune. Por u pa që nuk ishte asnjë nga personat e fotografive që i kishin çuar si gazetares ashtu edhe denoncueses.
Ndërkohë, vajza që denoncoi te Fiksi këtë person, ishte rikthye në Zvicër ku punon si kujdestare fëmijësh në një familje. Ajo shkoi te adresa e firmës që pretendonte personi se ishte e tija, por aty nuk gjeti as firmë dhe as person. Pra çdo gjë ishte mashtrim./ tch
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen ...
Mijëra fermerë nga qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit j...
Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar mbrëmjen e so...
Carlo Bollino nuk ka të ndalur me skandalet. Dje isht...
Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë...
Një skandal është duke ndodhur me median e Carlo Bolli...
Fiks Fare denoncoi veprimet e ish-Prokurorisë së Pogradeci...
Petro Qirjo tregon se në vitin 2019 porositi një apartamen...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Memaliajn...
Kreu i FRPD-së së Durrësit, Shyqyri Myrtollari, bëri m...
CNA publikon për herë të parë një dokument që tregon s...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë...
Një tjetër skandal duket se ka dalë në dritë me abuzimet t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...