Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po hetohet nga SPAK-u për transaksionet me kompaninë e tij “Gogel”, por edhe për lëvizjet e tjera financiare.
Ashtu siç edhe e tha publikisht kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dosja “Veliaj” ka edhe një fraksion. Me fraksion bëhet fjalë për “Gogel”, që në aktivitetin e saj merret me reklama. (LEXO KETU)
Sipas të dhënave që ka siguruar CNA, “Gogel” është një nga partneret e kompanive më të mëdha në Europë për reklamat, kompaninë franceze “Publicis”, prej së cilës ka mundur të sigurojë dhjetëra klientë. Një partner i “Publicis” për “Gogel” nuk është i parëndësishëm.

Marrëdhënia ka ardhur pas një diskutimi dhe firmosjes së një kontrate në Vjenë, ku “Gogel” do të jetë partneri i “Publicis” për Shqipërinë. Koordinimi më pas bëhet nga Beogradi. Jo më kot “Gogel” është bërë partner i “Publicis”, shkëlqimi dhe kontrata erdhën me ardhjen e Erion Veliajt dhe Rilindjes në pushtet.
“Gogel” administron reklama të kompanive të mëdha, që i vijnë nga “Publicis”, pra nga kompania franceze, si për shembull: “Iqos”, “Samsung”, “Miele”, “Visa”, “Philip Morris Internacione”, “BurgerKing”, OTP Bank pjesërisht dhe “Procer&Gamble”.

Pra, disa brand-e ndërkombëtare që vijnë nga “Publicis” dhe një nga kompanitë kryesore që ka transaksione me “Gogel” është “One”, kompania telefonike që në fakt, reklamën dhe menaxhimin e ka pasur nga Arbër Veliaj dhe nga ana tjetër shkonte dhe fitonte tenderë në Bashkinë e Tiranës, apo zyrtarëve të kompanisë “One”, prindërve të tyre, u viheshin emrat e rrugëve në kryeqytet. CNA e ka treguar dhe mund ta (Lexoni Këtu)
Në fillimin e hetimeve ndaj Erion Veliajt dhe thirrjeve të tij në SPAK, në media filloi një sulm brutal ndaj SPAK-ut, kryesisht ndaj prokurorit Ols Dado, por edhe ndaj Altin Dumanit dhe institucionit në tërësi.
Sulm pati edhe ndaj gjyqtarëve Engert Pëllumbi dhe Erjon Bani, deri në banalitete të pabesueshme, me skema dhe skenarë që urdhëroheshin nga telefonatat e Erion Veliajt në burgun e Durrësit me vëllain e tij Arbrin.
Gjykatësit vetëm bënë detyrën, prokurorët po hetonin kryebashkiakun e Tiranës, i cili sot ka 13 akuza të rënda penale dhe është çuar në gjykim.
Por, në mediet ku reklamonin kompanitë që ishin kliente të “Gogel”, partneres së “Publicis”, heshtnin për hetimet e SPAK-ut, nuk publikoheshin përgjimet, nuk publikoheshin dosja dhe akuzat, por filloi sulmi ndaj SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, një sulm kriminal me shpifje, fyerje e mashtrime.
Pra, disa kompani, brand-e ndërkombëtare, që i besojnë fushatat “Gogel”-it, nëpërmjet “Publicis”, “Gogel” i çon në media dhe Arbër Veliaj ka atje aksesin e tij të padiskutueshëm. Ishin pikërisht këto, ato media ku reklamonte “Gogel”, që sulmonin ashpër SPAK-un dhe heshtnin për akuzat ndaj Erion Veliajt.
Arbër Veliaj ka pranuar publikisht se me të ardhurat që ka dhe fitimet nga kompanitë e tij, paguan mbrojtjen dhe lobimin për të vëllain.
Në fakt, Arbër Veliaj shkoi deri te “The Economist”, ku dhe foli vetë. Medias ndërkombëtare “The Economist” CNA i dërgoi edhe një e-mail. A ishte një shkrim me pagesë apo ishte një material i shkruar nga vetë gazetarët e “The Economist”? Nuk morëm përgjigje asnjëherë. Gjetëm vetëm heshtje.

Kush e pagoi shkrimin? Po nuk është një shkrim i vetëm apo një rast i shkëputur. Janë pagesa qindra mijëra euro që shpenzohen nga Arbën Veliaj për lobime e pagesa në media. Burimi i tyre ligjor kryesor është kompania “Gogel”.
Pra, thënë thjesht, “Publicis” dhe biznese të ndryshme e paguajnë “Gogel” për fushatat e reklamave, Arbër Veliaj nxjerr fitime dhe krijon kontakte me mediat. Me paratë e fituara paguan lobime, pse jo dhe sulme.
Lind pyetja: pse mediet e paguara nga “Gogel”, që kanë brand-e ndërkombëtare të ardhura nga “Publicis” apo reklama e “One” ishin ato që sulmuan dhe më të ashprat ndaj SPAK-ut dhe prokurorit Ols Dado?
Në fakt, çdo gjë është e qartë, siç e theksuam edhe më lart. Kompanitë i japin reklamën Arbër Veliajt, ai i bën shërbimin dhe fiton të ardhurat e tij. Me paratë që fiton mbron të vëllain. Me paratë që shpërndan si reklama, mbron të vëllain dhe bën propagandë për të vëllain, nuk ka shumë nevojë të porositë edhe shkrime e sulme ndaj SPAK-ut.
Dikush e bën edhe me vullnet. Mjafton të shikosh të ardhurat që ka gazeta “Tema” e Mero Bazes , që është paguar qindra e mijëra euro nga Arbër Veliaj i “Gogel”.
Me reklama nga më të ndryshmet të kësaj kompanie, paratë që ishin aq të shumta saqë Baze nuk mund të duronte dot dhe duhet të bëhej një këllirë e vërtetë mediatike, një mashtrues publik duke akuzuar prokurorët dhe nuk është vetëm ky rast. Janë shumë medie, të cilat janë paguar nga “Gogel” dhe më pas janë po këto medie që kanë sulmuar SPAK-un dhe prokurorët.
Me paratë e kompanive e brand-eve ndërkombëtare e të kompanisë “One”, që u jep shërbimin, janë financuar sulme ndaj SPAK-ut, sepse nga këto të ardhura ka fituar lekët Arbër Veliaj. Me këto para ka realizuar fitimet e tij, që bën lobime, publikime dhe shkrime edhe në mediat ndërkombëtare, siç është rasti i “The Economist” që përmendëm më lart.
Me paratë e klientëve të “Publicis”, me paratë e klientëve e bizneseve të tjera të Arbër Veliajt, tashmë nën hetim nga SPAK-u për transaksionet e tij financiare, ka gjeneruar fitime e të ardhura, që i përdor në betejë kundër SPAK-ut, në beteja lobimi, për të paguar avokatë, e deri në sulme mediatike, që vijnë në mënyrë kriminale ndaj prokurorëve, në mënyrë të vazhdueshme.
Kompanitë dhe brand-et ndërkombëtare paguajnë, Arbër Veliaj shfrytëzon fitimet që vijnë nga paratë e tyre dhe me to ngre skemën e tij me lobime, shkrime ndërkombëtare e shkrime në Shqipëri, e deri te pagesat e majme për avokatët e të vëllait të tij Erion Veliaj me 13 akuza në burgun e Durrësit./CNA
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe...
Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv ...
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Ang...
Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngrit...
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimi...
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për pub...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasur...
Skemë për pastrim parash / Resorti i sekuestruar nga SPAK-...
Pak ditë më parë CNA publikoi një material informativ ...
Kompania DigitAlb, e cila së fundi u reklamua nga Lori...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird ...
Një sipërfaqe e konsiderueshme prone publike dhe private n...
Disa ndërtime që po kryhen së fundmi në zonën e Jalës po s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...