
Arben Rakipi drejton shkollën e Magjistraturës në shkelje të ligjit, në konflikt të hapur interesi e madje deri në kushtet e shpërdorimit të detyrës, duke marrë parasysh aktivitetin e tij privat apo të familjarëve të tij.
Shkolla e Magjistraturës funksionon sipas ligjit nr. 115 të vitit 2016, i cili në nenin 250 pika 3 parashikon se drejtuesi i Shkollës nuk mund të mbajë asnjë funksion tjetër publik, angazhim politik apo të ketë veprimtari fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies.
Gjatë kohës së qëndrimit në funksion, drejtori i Shkollës së Magjistraturës gëzon pagën dhe përfitimet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Funksioni i drejtorit të Shkollës së Magjistraturës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik, anëtarësimin në partitë politike apo pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, ose kryerjen e çdo veprimtarie tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore.
Sipas këtij neni, Arben Rakipit i ndalohet kategorikisht që të zotërojë një kompani private, apo të ketë përfitime nga ndonjë kompani. Madje kjo përforcohet edhe nga “Rregullorja për parandalimin e konfliktit të interesave, si dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve publike në Shkollën e Magjistraturës”, dokument i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe që për ironi mban firmën e Arben Rakipit.
Në nenin 21, posaçërisht për “Kufizimin e interesave private për parandalimin e konfliktit rast për rast të interesit për çështje të veçanta”, pika a, parashikon:
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies dhe veprimtarive me natyrë shkencore.
Në emisionin "Plug" në "Syri TV", ka zbuluar se Arben Rakipi ka kryer shkelje ku në konflikt interesi ushtron profesionin e tij në kundërshtim me ligjin në subjektin e tij privat.
Nga të dhënat e mbledhura në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Arben Rakipi ka qenë i regjistruar si Person Fizik me NIPT K71813004C, nga viti 2006 deri në shtator të vitit 2020 kur eshtë çregjistruar.
Në 25 qershor të vitit 2020 Arben Rakipi, Jon Rakipi, Ermir Beta dhe Romina Zano (Lleshi) themelojnë kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners. Jon Rakipi (i biri i Arben Rakipit) përfaqësohet me prokurë nga e ëma Vilma Rakipi pasi është shtetas holandez, rezident në Holandë dhe punon atje me kohë të plotë.
Që nga themelimi Arben Rakipi do të zotërojë 55% të aksioneve, Jon Rakipi do të zotërojë 10% të Aksioneve, Ermir Beta do të zotërojë 20% të aksioneve dhe Romina Zano 15% të aksioneve.
Zyra Ligjore Rakipi & Partners, regjistrohet në QKB në korrik të 2020, kur zyrtarisht nis edhe
Pra siç rezulton nga këto dokumente, Arben Rakipi, edhe pse ishte i komanduar në funksionin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, ka vazhduar të ushtrojë aktivitetin privat të Avokatit dhe 3 ditë përpara se të hapej gara për këtë funksion themelon një tjetër shoqëri, e cila është regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kjo kur Arben Rakipi do të aplikonte për t'u zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Pra sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, shkelje e hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit. Tashmë u mbetet organeve ligjzbatuese të kryejnë verifikimin e plotë të dosjes së aplikimit, e nëse ky aktivitet ishte deklaruar në të.
Fakti mbetet që Arben Rakipi gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të Shkollës së Magjistraturës e dinte fare mirë që ligji ia ndalonte zotërimin e Aksioneve në Shoqëri tregtare dhe me vetëdije të plotë jo vetëm e ushtroi privatisht profesionin e avokatit, por dhe themeloi një shoqëri të re tregtare.
Nuk mbaron këtu! Vetëm 20 ditë pas themelimit të kompanisë, më 28 korrik të 2020, Arben Rakipi zgjidhet drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4-vjeçar me të drejtë riemërimi. Siç e shpjeguam më sipër, ligji dhe rregullorja e përcakton qartë se Drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës dhe familjarët nuk mund të ushtrojnë aktivitet privat./ CNA
Skandali i çiftit Veliaj-Xoxa po thellohet gjithnjë e më s...
Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shke...
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...
Rreth 20 milionë dollarë në vit është buxheti i Radio Tele...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon mas...
Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një ...
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skand...
CNA vijon të zbardhë skandalet që kanë përfshirë Bashkinë ...
Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebash...
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...