
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka trajtuar me seriozitet gjatë vitit 2024.
CNA ka ngritur shqetësim për shtimin e rasteve dhe për mosmarrjen e masave nga institucionet.
Për rastet e përndjekjes, CNA i është drejtuar me një letër Policisë së Shtetit, e cila ka konfirmuar se janë evidentuar qindra raste.
Policia e Shtetit i tha CNA-së se gjatë vitit 2024 janë evidentuar 213 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 202 autorë të identifikuar.
Prej tyre janë vënë në pranga 85 shtetas.

Ndërkohë, disa prej autorëve kanë raste të përsëritura përndjekjesh.
Kodi Penal parashikon një dënim të fortë për këtë vepër të rëndë.
Në Kodin e Procedurës Penale, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazot për t’u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.

Por pas kryerjes së dënimit, gjithmonë në rastet kur një gjyqtar e ka parë të nevojshëm izolimin nga shoqëria, përndjekësit i rikthehen jetës penale me të njëjtin zell, pa përmendur këtu rastet kur përndjekësit lihen të lirë nga autoritetet. Dhe llojet e përndjekjes janë nga më të ndryshmet.
- Përndjekje politike: Kjo ndodh kur individë ose grupe ndëshkohen për pikëpamjet e tyre politike ose për angazhimin në veprimtari opozitare.
- Përndjekje etnike dhe racore: Kjo ndodh kur individë ose grupe përjetojnë diskriminim për shkak të racës, etnisë, ose kombësisë.
- Përndjekje fetare: Diskriminimi i individëve për arsye të besimeve të tyre fetare.
- Përndjekje për orientimin seksual: Individët ose grupet që përjetojnë diskriminim për shkak të orientimit të tyre seksual.
Nevoja për regjistër kombëtar
Sociologët kanë kërkuar në intervistat për CNA-në një regjistër kombëtar për këta persona.
Sociologu Gëzim Tushi, në një intervistë për CNA TV, e cilësoi përndjekjen si një veprim antiqytetar dhe sjellje të neveritshme, ndërsa theksoi se duhet një regjistër për të parandaluar këto sjellje kriminale. (Lexo këtu)

“Kjo sjellja maniake e përndjekjes, tendenca për ndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ideja për të kontrolluar dhe vëzhguar jetën private, pa diskutim përveçse është një patologji individuale, përbën edhe një rrezikshmëri shoqërore. Elementë të tillë janë toksikë jo vetëm në marrëdhëniet personale, familjare, por edhe në marrëdhëniet sociale dhe të punës. Elementë të tillë janë destruktivë, prishin raportin e marrëdhënieve të caktuara, krijojnë anomali dhe probleme të mëdha, qoftë në punë, qoftë në jetën sociale.
Meritojnë jo vetëm të ndëshkohen nga pikëpamja ligjore, por duhen demaskuar edhe moralisht. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një libër të turpit ku duhet të evidentohen. Publikimi i njerëzve të cilët shfaqin vese të tilla, duhet bërë në mënyrë që të demaskohen. Kjo do të sjellë ulje të kësaj virulence. Do të sjellë një lloj frenimi dhe ndëshkimi. Njerëzit me prirje kriminale, nëse janë të zhbalancuar nga pikëpamja mendore, pasi një pjesë e tyre nuk janë mendërisht në rregull, duhen çuar në spitale psikiatrike dhe të kurohen për sëmundjet e tyre", tha ai.
Nevojën emergjente për të krijuar një regjistër kombëtar e theksoi edhe gazetari dhe publicisti, Ben Andoni, gjatë një prononcimi për CNA. (Lexo këtu)

Sipas Andonit, përndjekësit veprojnë ndaj kategorive të pambrojtura, ndërsa nënvizon se ligji duhet të jetë më i ashpër.
“Për personat përndjekës ligji duhet të jetë shumë mirë i përcaktuar dhe shumë më i ashpër. Përndjekja nuk është vetëm që i heq apo i pengon të drejtat dikujt, por është pak edhe një aspekt që ndikon shumë në botëkuptimin social të dikujt.
Përndjekësit duhet që të identifikohen, ndërsa ata të cilët e kryejnë përndjekjen në mënyrë sistematike, duhet të jenë pjesë e një regjistri kombëtar, sepse mund të shkaktojnë trauma shumë të mëdha sociale në shoqëri që përcillen më pas me pasoja të jashtëzakonshme. Duhen identifikuar këta njerëz dhe të jenë të privuar nga shoqëria. Ka ardhur koha që duhet të ketë ndëshkime që këta njerëz të mos provojnë më për t’i bërë shoqërisë dëm”, deklaroi publicisti.
Përndjekja shkakton shkaqe dhe pasoja të rënda. Avokati Esmerald Xhafa deklaroi se shqetësues është edhe fakti se përndjekja si vepër penale nuk kryhet vetëm nga persona të paarsimuar, por edhe nga ata që kanë një nivel të lartë të shkollimit. (Lexo këtu)

"Vepra penale e përndjekjes, e cila në kohët e fundit ka ardhur në rritje, ndoshta ndikon edhe ndërgjegjësimi i njerëzve që janë viktima apo të dëmtuar, duhet të kuptojnë një gjë, që kjo vepër penale nuk kryhet vetëm nga persona, të cilët janë të paarsimuar, pasi referuar rasteve konkrete rezulton që për përndjekje kanë qenë autorë persona që kanë një nivel arsimor të lartë, të kenë qenë edhe në punë shteti dhe në institucione të rëndësishme, që janë akuzuar e më pas dënuar nga gjykata për kryerjen e kësaj vepre penale."
Avokati Ledjan Spaho tregon se në Shqipëri kjo vepër penale është bërë problematike pasi vite më parë kanë qenë raste të izoluara edhe për shkak se marrëdhëniet në familje kanë qenë më të mira.

"Lidhur me veprën penale të përndjekjes, e cila në rrethin shoqëror, në Shqipëri, është bërë problematike, rastet janë në shtim sepse vite më parë kanë qenë të izoluara dhe tek-tuk procedoheshin persona për shkak se marrëdhëniet në familje kanë qenë më të mira. Ndërsa tani, për shkak të faktorëve të jashtëm që ndikojnë në marrëdhëniet familjare, ka ndikuar edhe në kryerjen e veprimeve. ‘Përndjekja’ është vepër penale që kryhet nëpërmjet një ngacmimi apo përndjekjeje që mund t’i shkaktohet një personi të caktuar duke e detyruar këtë person që të ndryshojë mënyrën e jetesës së tij duke i cenuar stilin e jetesës e duke i krijuar ndjenjë ankthi e frike."
Fakti i rritjes së rasteve të përndjekjes është pohuar edhe nga avokati Endri Çela, i cili sjell në vëmendje edhe ligjin që shton në raste specifike 1/3 apo 1/2 e dënimit, për të mbrojtur sa më shumë të dëmtuarin nga kjo vepër penale.

"Vepra penale e përndjekjes është një vepër penale, e cila është vënë re me një shtim së fundmi. Kjo vepër penale kryhet nëpërmjet ngacmimit, kërcënimit apo veprimeve të tjera të përsëritura, me qëllim për t’i shkaktuar një ndjenjë ankthi e frike personit vetë apo edhe një familjari tjetër të këtij personi. Ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet ndaj një personi dhe në shumicën e rasteve kështu ndodh, duke pasur lidhje familjare, intime, shpirtërore, shtohet 1/3 e dënimit. Ndërsa, nëse kryhet ndaj një personi që është i mitur, një gruaje shtatzënë apo një personi të pazotë për t’u mbrojtur, nëse ka dhe përdorim të maskës, armëve të ftohta apo të zjarrit, shtohet me 1/2 e dënimit. Këto janë marrë parasysh nga ligji për të mbrojtur sa më shumë jetën, shëndetin, qoftë atë fizik dhe mendor të personave."
Vepra penale e përndjekjes ka një sërë pasojash për personat e dëmtuar, duke filluar nga ndjenja e frikës dhe ankthit, duke vazhduar me vështirësitë për të bërë një jetë të lirë, e në raste ekstreme mund të rezultojë dhe në humbje jete për shkak se viktima e përndjekjes zgjedh t’i japë fund jetës. Ndër të tjera, ka edhe raste kur vetë përndjekësi nuk e pranon faktin e ndërprerjes së një marrëdhënieje bashkëshortore ose intime, dhe krahas kërcënimeve e presioneve ndaj ish-bashkëshortes apo ish-bashkëjetueses, mund ta plagosë me armë të ftohta ose armë zjarri, madje edhe t’i marrë jetën.

"Praktikisht pasoja që lidhet me këtë vepër penale nis në fillim me frikën dhe me vështirësitë për të bërë një jetë të lirë dhe nëse nuk merren masat përkatëse mund të shkojnë deri në raste ekstreme të humbjes së jetës nga personat e dëmtuar nga kjo vepër penale pasi situatat agravojnë. Kryesisht në këtë vepër penale, autorë apo viktima janë ata që kanë qenë në një lidhje intime apo edhe martesore dhe nuk e pranojnë faktin e ndarjes. Një rast tjetër mund të jetë kur bashkëshortja hyn në pjesën e të dashurës së bashkëshortit apo dhe anasjelltas, dhe të përndiqet personi tjetër. Pra, kryesisht janë vepra të cilat kanë të bëjnë me lidhjet shpirtërore duke mos pranuar faktin e shkëputjes së marrëdhënies ndërmjet dy personave", tha Esmerald Xhafa.
"Së pari, sjell një ngarkesë shumë të madhe emocionale, frikë, ankth për personin, i cili është viktimë/i dëmtuar nga kjo vepër penale. Ka rrezik që në raste të rralla të shkojë deri në vetëvrasje të personit për shkak se nuk e përballon dot frikën apo t’i cenohet dhe shëndeti fizik pasi përndjekësi mund ta dhunojë, ta plagosë apo në raste më të rënda ta vrasë. Këto janë vepra të tjera penale që i shtohen ‘përndjekjes’ dhe duhen dënuar më vete", u shpreh Endri Çela.

Sa i përket ligjit që dënon veprën penale të përndjekjes, sipas avokatit Ledjan Spaho, është bërë më i ashpër me qëllim reduktimin e konsumimit të kësaj vepre.
"Politikat penale lidhur me veprën penale të përndjekjes, në vlerësimin tim janë ashpërsuar. A është e domosdoshme apo jo? Kjo është për t’u studiuar nga një grup interesi si rast, por në mendimin tim duhet të jenë të ashpërsuara politikat penale në mënyrë që të reduktohet sa më shumë konsumimi i kësaj vepre penale. Autorët janë personat bashkëjetues, ish-bashkëjetues, bashkëshort dhe ish-bashkëshort. Personat të cilët kanë një njohje me një person tjetër që zakonisht janë vajzat viktimë e kësaj vepre penale, që kanë njohje në ambiente të jashtme, në rrugë apo në lagje, janë më të pakta si raste përndjekje, pasi kemi më tepër raste me ish-bashkëshort dhe ish-bashkëjetues."
Nga ana tjetër, sociologia Maria Dojçe ngre shqetësimin e kësaj vepre penale, duke thënë se nuk duhet të ekzistojë si fenomen.

"Normalisht që te termi ‘përndjekje’ është stereotip, negativ, krijon frustrim, ankth e pasiguri tek individët që e përjetojnë këtë situatë. Nuk duhet të ndodhë sepse sot jetojmë në një botë të lirë ku individi ka të drejtën e zgjedhjes dhe vendosmërisë. Nuk duhet të kalojmë në fiksime apo në ide të tilla egoiste që diçka duhet ta arrish patjetër pavarësisht dëshirës së palës tjetër. Përndjekja si fenomen s'duhet të ekzistojë sepse ne sot kemi dialogun, mirëkuptimin, respektin ndaj tjetrit dhe detyrimin për të respektuar të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, duhet t’i referohemi një harmonizimi të marrëdhënieve ku të dyja palët duhet të jenë dakord për interesa të përbashkëta, në të kundërt këto marrëdhënie prishen."
Krahas përndjekjes që u bëhet ish-bashkëshorteve apo ish-bashkëjetueseve, viktimë e kësaj vepre penale bien edhe adoleshentët. Ndonëse ligji është i mirorganizuar, sipas sociologes duhet të parandalohen rrjetet sociale të cilat krijojnë situata me shumë shantazhe.

"Në këndvështrimin tim, me sa kam vëzhguar nga mediat dhe portalet, them që adoleshentët janë viktima më e madhe sepse është dhe një moshë që limitet tejkalohen lehtë, një moshë që nuk mendon gjatë pasojat, nuk thellohet shumë në dëmin që i shkakton tjetrit. Adoleshentët janë pjesa më e madhe dhe që e praktikojnë, por dhe që bien viktimë e përndjekjes."
"Në fakt, ligji është i mirorganizuar, në funksion total, pjesa që do të theksoja për të parandaluar janë rrjetet sociale. Shumë shantazhe dhe përndjekje sot ndodhin nëpërmjet rrjeteve sociale, që për fat të keq nga të rinjtë janë përqafuar masivisht. Unë e shoh emergjente që prindërit duhet t’u qëndrojnë shumë më pranë fëmijëve, sidomos vajzave, t’u japin atyre lirinë për të hapur biseda edhe për çështje intime, për ndjenjat e simpatitë e para.

Pjesa e dytë është edukimi dhe sensibilizimi në rrjete sociale, ku psikologët, punonjësit socialë, sociologët të bëjnë më shumë thirrje rreth pasojave që sjell përndjekja. Edhe në shkolla duhet të punohet intensivisht për të vetëdijesuar këta të rinj që zgjidhja nuk është përndjekja, por gjetja e një pike të përbashkët dhe menaxhimit të ndjenjave dhe emocioneve për një shëndet emocional, por edhe mendor."
Përndjekja është një nga veprat penale më të rënda sa i përket problematikës që ajo paraqet, pasi në shumë raste, ajo mund të agravojë deri në vepra të tjera penale si "plagosja", ose "vrasja".
Gratë dhe vajzat, të cilat janë viktimat më të prekura të përndjekjes referuar statistikave zyrtare, duhet të ndërgjegjësohen e të denoncojnë menjëherë pranë policisë në rast përballje me një dhunues si përndjekësit./ CNA
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall...
“Stop” ishte në Xhafzotaj, Durrës me zonjën Behije Vila, e...
CNA një ditë më parë zbuloi dy kompanitë e vëllait të ...
Gropa e korrupsionit ku janë zhytur Ajola Xoxa dhe Eri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...