EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Të enjten, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut lëshoi 7 masa sigurie, 3 "arrest me burg", 2 "arrest shtëpie" dhe 2 për kontrolle në banesa apo objekte, pas hetimeve për abuzimet me fondet e BE-së.
Alfred Nikolla është një nga personat e arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut, pas hetimeve për abuzimet me fondet e BE-së. Bashkë me të kanë rënë në prangat e policisë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. (lexo këtu)
Në arrest shtëpie janë lënë Gazmend Haxhia dhe Elton Marini, ndërsa janë kontrolluar banesat për dy persona të tjerë, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini ndërkohë që vendimi për ekzekutimin e tyre është marrë nga gjyqtarja, Rudina Palloi.
Lidhja e Gazmend Haxhisë me Erion Veliajn dhe roli i Alfred Nikollës
Gazmend Haxhia është administratori i Qendrës "Bonevet Tirana" dhe si drejtor në këtë qendër ka vendosur Alfred Nikollën. Të dy personat e mësipërm tashmë janë nën "sitën" e SPAK-ut.
"Bonevet Tirana" është një qendër për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, për të zbuluar talentet dhe interesat e tyre përmes trajnimeve.
Kjo qendër është hapur fillimisht në Gjakovë në vitin 2014 nga Fondacioni "UNË E DU KOSOVËN" që drejtohet nga Nita Xhiha dhe Vllaznim Xhiha, si organizatë joqeveritare. Në vitin 2017 u themelua qendra e dytë, "BONEVET Prishtina", e cila ka adaptuar konceptin e njëjtë të punës dhe programeve edukative. Në vitin 2019 është themeluar "BONEVET Kaçanik", në vitin 2021 "BONEVET Kamenica" dhe 2022 "BONEVET Mitrovica".
Ndërsa "Bonevet Tirana" është hapur në tetor të 2018. Kjo qendër e biznesmenit Gazmend Haxhia, i cili zotëron një sërë biznesesh, është promovuar jo pak herë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më shumë se 5 vite më parë, Veliaj, i cili nuk e kursen në asnjë moment propagandën, në aktivitetin e inaugurimit të qendrës tregoi gjithë mbështetjen e tij. Për kryebashkiakun Veliaj nisma të tilla do transformonin Shqipërinë. Ai u shpreh i hapur edhe për bashkëpunime mes bashkisë dhe kësaj qendre.

Madje ai promovoi këtë qendër si koncept të sipërmarrjeve private në Shqipëri, ku nënvizoi se nga një biznes primitiv i viteve ’90, i orientuar vetëm drejt fitimit, tashmë kemi një qendër në dobi të komunitetit.

Pra Veliaj ka mbështetur persona që janë nën hetim nga SPAK-u, apo të arrestuar, duke i promovuar dhe duke shkuar edhe në qendrën e tyre për t'i vizituar dhe për të treguar gjithë mbështetjen e Bashkisë Tiranë.
Madje vizita e Veliajt në hapjen e qendrës është promovuar edhe nga disa media të Rilindjes. Sigurisht me porosi të kryebashkiakut.
Theksojmë që shumë bashkëpunëtorë apo mbështetës të Veliajt ndodhen sot pas hekurave. CNA ka denoncuar më herët që Veliaj ka mbështetur me leje ndërtimi, drejtorët e tij të cilët sot ndodhen pas hekurave. (lexo këtu)/CNA
Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu mesditën e...
Zjarr në tribunën e stadiumit "Skënderbeu". Në pamjet e s...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestu...
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut ka vendosur 5 ...
Mëngjesin e së enjtes është arrestuar ish-ministri i S...
SPAK-u arreston ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beq...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin qershor,...
Publiku gjermanishtfolës i shkrimtarit të famshëm shqi...
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjasht...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Apeli i Posaçëm rëndoi akuzat për drejtorët e Erion Ve...
Ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka reagu...
Prej disa ditësh në Shqipëri kanë nisur takimet me instanc...
Gjatë ceremonisë së varrimit të gjeniut të letrave shq...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e ...
Drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Taula...
Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elba...
19 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtor...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Një shfaqje e ndyrë ishte ajo e Erion Veliajt këtë të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...