web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Zjarr në tribunën e stadiumit "Skënderbeu" në Korçë

4 Korrik 2024, 12:08, Aktualitet CNA

Zjarr në tribunën e stadiumit "Skënderbeu".

Në pamjet e siguruara nga CNA shfaqet një pjesë e tribunës në flakë dhe shtëllungat e tymit kanë mbuluar një pjesë të stadiumit. 

Dyshohet se zjarri ra nga një shkëndijë elektrike në frigoriferët që ndodheshin në tribunën VIP të stadiumit. 

Janë dëmtuar disa nga zyrat dhe ambientet e shërbimit si dhe stolat e tribunës VIP.

Dëmet llogariten në disa qindra mijëra euro. 

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes. /CNA 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga