Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Publiku gjermanishtfolës i shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik 2024, ishte relativisht i vogël, por i përkushtuar, tha në një intervistë për DW, përkthyesi i veprave të tij, Joachim Röhm. Këtë e konfirmon edhe fakti, që shtëpia botuese e tij, "S.Fischer", priti dy ditë derisa të shkruante dy fjalë të shpejta si nekrologji, pasi u pyet nga DW. Qëndrimi i dyzuar i kritikëve gjermanishtfolës ndaj shkrimtarit Kadare vihet re edhe në shkrimet e botuara në shtypin gjerman me rastin e vdekjes së tij. Por edhe në këto deklarata që i dhanë DW-së disa studiues nga Gjermania.
Letërsi e pavdekshme
Zuzana Finger, ballkanologe dhe përkthyese
"Libri i parë shqiptar që kam lexuar, si studente e Ballkanologjisë në një seminar përkthimi të Prof. Dr. Norbert Reiter, ishte "Kështjella" – nga Ismail Kadare. Njohja me bukurinë dhe fuqinë e madhe të gjuhës së Kadaresë ishte një moment vendimtar për zhvillimin tim të mëtejshëm profesional.
Ismail Kadare i hapi letërsisë shqiptare rrugën drejt letërsisë botërore. Falë përkthyesit të tij në gjermanisht, Joachim Röhm, lexuesit gjermanishtfolës patën një qasje të rëndësishme në kulturën shqiptare. Veprat e Ismail Kadaresë u bënë sinonim dhe shenjë cilësie për letërsinë shqiptare. Kushdo që e lexonte njëherë, do të donte të lexonte edhe autorë të tjerë shqiptarë.
Veprat e Ismail Kadaresë lindën në kushte politike ekzistenciale të jashtëzakonshme dhe rëndësia universale e tyre që tejkalon kufijtë e letërsisë shqiptare qëndron në faktin se ai shkroi një letërsi artistikisht të pavdekshme në shërbim të humanizimit."
Kameleoni nga Tirana
Christian Voß, shef i Katedrës së Sllavistikës dhe Hungarologjisë në Universitetin e Berlinit dhe president i Shoqatës "Martin Camaj":
"Ismail Kadare është padyshim talenti më i madh i prozës nga Evropa Juglindore – ai ka arritur ta përshkruajë gjallë si historinë bashkëkohore, ashtu edhe të kaluarën parakomuniste dhe osmane në romanet e tij. Romani i tij më mbresëlënës për mua është "Pallati i Ëndrrave" (1981), i cili flet për një ministri në Perandorinë Osmane ku analizohen dhe kontrollohen të gjitha ëndrrat e nënshtetasve – deri në varr. Një parabolë e shkëlqyer mbi shtetin shtypës të Enver Hoxhës.
Por Kadare ka shkruar edhe romane si "Dimri i Madh" në stilin e realizmit socialist, që glorifikojnë diktatorin, kinse të adhuruar shqiptar, i cili si Davidi sfidoi Goliathin sovjetik, Hrushçovin, në Moskë, më 1961.
Kjo përshtatje me sistemet politike si një kameleon, shpjegon edhe se përse Ismail Kadare, pas kthesës politike në Shqipëri, nuk arriti të luante atë rol politiko-shoqëror që morën përsipër në Gjermaninë Perëndimore shkrimtarë, si Siegfried Lenz, Günter Grass ose Heinrich Böll – duke trajtuar në romanet e tyre çështjet e përgjegjësisë dhe fajit."
Unik në letrat shqipe
Florian Kienzle, albanalog dhe përkthyes
"Takimi im me letërsinë e Kadaresë filloi në fund të viteve '90, kur u shpërngula në Shqipëri me familjen time. Ismail Kadare ishte përkthyer në gjermanisht; çdo roman i tij ia vlente të lexohej dhe për shqiptarët e asaj kohe ai ofronte një burim krenarie, pasi të gjitha vlerat e tjera ishin rrëzuar. Proza e Kadaresë pasqyronte historinë shqiptare: ishte e përgjakshme, epike dhe e përjetshme.
Më vonë, do të vinte një moment kur do të lodhesha me të. Tekstet e tij kishin të bënin shumë pak me periudhën e turbullt të tranzicionit që përjetonim ne çdo ditë. Filluan të më tërhiqnin zëra të rinj dhe të guximshëm, si ato të Mimoza Ahmeti, Ervin Hatibi apo Fatos Kongoli.
Më vonë, kur nisa studimet e albanologjisë në Mynih dhe fillova të lexoj letërsinë shqipe në origjinal, u magjepsa nga fuqia e tij gjuhësore, që vinte herë me pompozitet e herë me qetësi. Sërish ndjeva nevojën për ta lënë. Pyesja veten: Vetëm Kadarenë ka letërsia shqipe? Zbulova autorë të ndaluar në kohën e komunizmit, si Ernest Koliqi, Gjergj Fishta apo Martin Camaj.
Kështu kaloi marrëdhënia ime me Kadarenë: herë i zhytur në universin e tij të pashtershëm, herë i velur dhe në kërkim të autorëve të tjerë.
Kadare nuk do të na mungojë si njeri. Kishte zëra të tjerë më autentikë, siç ishin ish-të përndjekurit politikë, që nuk kishin nevojë as për stilizim letrar e as për libra me kuptim të dyfishtë, siç ishin ato të Kadaresë. Megjithatë, kush nuk e ka lexuar Kadarenë ka një mungesë. Vërtet që gjithë bota e tij rrotullohet rreth shqiptarëve, por ai trajton aty mekanizmat e gjithë botës, shtrëngimet njerëzore dhe padrejtësitë, dhe, po, ai ka humor, gjë që e kuptova vonë. Me prodhimtarinë dhe universalizmin e tij, ai mbetet unik në letërsinë shqipe."
Përfaqësues i nacionalizmit të orientuar kah Evropa
Konrad Clewing, historian nga Regensburgu, ish-nxënës i Martin Camajt
"Ismail Kadare ishte një shkrimtar i madhërishëm. Dua të përqendrohem në një keqkuptim që doli në pah në lajmet mbi vdekjen e tij: Media në gjuhën gjermane shpesh e quante shkrimtar "franko-shqiptar". Në të vërtetë, Kadare, veç shtetësisë shqiptare dhe franceze, kishte edhe atë kosovare. Fakti që kjo e fundit nuk përmendej, flet për qëndrimin hierarkik të intelektualëve perëndimorë ndaj 'Ballkanit'. Por në fakt, Kadare nuk ishte shkrimtar franko-shqiptaro-kosovar, por shkrimtar shqiptar. Disa mendje të mençura në Perëndim nuk mund ta pranojnë këtë, sepse koncepti politik i tyre për identitetin kombëtar reduktohet te shtetësia. Ky është një koncept problematik për shumë emigrantë. Ndërsa në rastin e Kadaresë, ai është ngatërrues. Ismail Kadare ishte përfaqësues i mprehtë i nacionalizmit laik shqiptar të orientuar kah Evropa. Shpresojmë që nuk do ta ndiejmë mungesën e të ndjerit edhe në këtë drejtim."/DW
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjasht...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Apeli i Posaçëm rëndoi akuzat për drejtorët e Erion Ve...
Ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka reagu...
Prej disa ditësh në Shqipëri kanë nisur takimet me instanc...
Gjatë ceremonisë së varrimit të gjeniut të letrave shq...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e ...
Drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Taula...
Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elba...
19 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtor...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Një shfaqje e ndyrë ishte ajo e Erion Veliajt këtë të ...
Gjykata ka pezulluar nga detyra 19 punonjës të Drejtor...
Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga GJKKO për m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është vetëqua...
Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës ë...
Hetimet e SPAK-ut për megaaferën e inceneratorëve dhe dosj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër disa propo...
Një delegacion nga Kosova ka mbërritur mëngjesin e sot...
Të mërkurën janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...