Shtypi i ditës, e enjte, 4 korrik 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...

Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjashtëmujori i parë i vitit po shfaq shenja ngadalësimi.
Sipas anketës së besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë (BSH) të qershorit, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të katërtin muaj radhazi. Madje në prill – qershor, balanca është kthyer në negative, që do të thotë se pesimizmi mbizotëron mbi optimizmin.
Sipas Bankës, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) ra me 2 pikë përqindje në qershor, duke zbritur në -3.14. Gjithsesi ky tregues qëndron 19.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë, sipas BSH. Gjatë këtij viti, balanca ka qenë pozitive vetëm në shkurt dhe mars.
Sipas bankës, rënia e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe kontratat porositëse. Gjithashtu, pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përmirësim.
Bizneset presin më pak porosi. Balanca e përgjigjeve[1] për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -22.5, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi. Ky është niveli më i ulët i këtij viti.
Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1. Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2. Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen)
Edhe pritshmëria për çmimet është në rënie, ndonëse balanca mbetet pozitive prej 10.3, por ky është niveli më i ulët që nga nëntori 2023. Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.
Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së kërkesës për prona me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m². Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në qendër zhvendosi kërkesën në periferi, duke bërë që dhe kjo e fundit të rritet në 1000-1200 euro/m².
Një faktor tjetër që ka frenuar kërkesën lidhet me hetimet e SPAK-ut. Sipas agjentëve imobiliarë, blerësit me të ardhura të rregullta hezitojnë të blejnë në pallate, ndërtuesit e të cilëve mund të jenë objekt i SPAK-ut.
Edhe një sërë hetimesh nga SPAK-u kundrejt figurave të fushës politike, por edhe të sipërmarrjes, po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.
Një burim që po furnizon tregun mbeten blerjet e të huajve, sidomos në zonat bregdetare.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikës, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%. Në vlerë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme ishin rreth 81 milionë euro në tremujorin e parë.
Në vitin 2023, sipas INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.
Në 2022 dhe 2023, aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me shpejtësi, me përkatësisht 11.2 dhe 11.3%, ritmet më të larta nga të gjithë sektorët e tjerë.
Si aktivitetet e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe të ndërtimit, që vitet e fundit ka hyrë në një cikël të ri rritjeje, kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të 2023.
INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.44% në 2023. Të dhënat tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme kanë ndikuar në gati 50% të kësaj rritjeje./Monitor
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Apeli i Posaçëm rëndoi akuzat për drejtorët e Erion Ve...
Ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka reagu...
Prej disa ditësh në Shqipëri kanë nisur takimet me instanc...
Gjatë ceremonisë së varrimit të gjeniut të letrave shq...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e ...
Drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Taula...
Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elba...
19 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtor...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Një shfaqje e ndyrë ishte ajo e Erion Veliajt këtë të ...
Gjykata ka pezulluar nga detyra 19 punonjës të Drejtor...
Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga GJKKO për m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është vetëqua...
Përmirësimi i rrugës në zonën turistike të Velipojës ë...
Hetimet e SPAK-ut për megaaferën e inceneratorëve dhe dosj...
Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër disa propo...
Një delegacion nga Kosova ka mbërritur mëngjesin e sot...
Të mërkurën janë zbardhur emrat që kandidojnë për kreu...
Shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli, ka marrë pjesë sot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...