LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sejamini: Shqipëria do të ketë përgjithmonë sistem klientelist

28 Nëntor 2022, 22:26, Aktualitet CNA
Sejamini: Shqipëria do të ketë përgjithmonë sistem
Analisti Neritan Sejamini

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme për 110 vitet e pavarësisë së Shqipërisë. 

Sejamini tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se tashmë tranzicioni në vendin tonë ka mbaruar.

Sipas tij, Shqipëria ka ndërtuar një sistem jodemokratik dhe klientelist, të cilin pretendon se do ta ketë përgjithmonë.

"Mendoj se tranzicioni ka mbaruar. Ky është sistemi që ne kemi ndërtuar dhe ky sistem është përgjithmonë. Nuk ka më reforma. Këto marrëdhënie shoqërore, ekonomike dhe politike janë stabël dhe ky nuk është një sistem demokratik. Kemi ekonomi klienteliste dhe paternaliste. Nuk jemi duke vajtur diku, kemi arritur", theksoi ai./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga