Raporti i hartuar këtë muaj nga Bankwatch, për projektet e inceneratorëve në Ballkanin Perëndimor, ndalet edhe në rastin e Shqipërisë.
Siç theksohet nga ekspertët e raportit, projektet e djegies kanë treguar se dëmtojnë cilësinë e ajrit, shëndetin publik dhe ekonominë. Në të njëjtën kohë, ato shpesh çojnë në një rritje të ekonomisë gri dhe korrupsionit.
Raporti analizon në mënyrë kritike edhe tre projektet për inceneratorët në Shqipëri, të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, që nuk u bënë kurrë funksionalë dhe u kanë kushtuar taksapaguesve 350 milionë euro në detyrime afatgjata për 30 vite të koncesionit, sipas auditimit të bërë nga KLSH, por që janë ende jo-operacionalë për shkak të korrupsionit, kontrave pa tender dhe mosrealizimit.
“Tre projektet e dështuara të inceneratorëve të mbetjeve në Shqipëri janë në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Ato u kanë kushtuar taksapaguesve mbi 350 milionë euro në detyrime afatgjata për shkak të korrupsionit, kontratave pa tender dhe dështimit për të realizuar. Elbasani mori mbi 24 milionë euro, megjithatë inceneratori nuk u bë kurrë funksional. Tirana mori 150 milionë euro për një strukturë që nuk u përfundua kurrë. Nuk ekziston asnjë impiant funksional pavarësisht viteve të pagesave. Fieri mori 35 milionë euro deri në mesin e vitit 2022, duke përfshirë 4 milionë euro në fatura të falsifikuara për punë të papërfunduar”,-thekson raporti.
Shqipëria përfshihet kështu mes 6 vendeve të rajonit, ku qeveritë vazhdojnë të promovojnë djegien e mbeturinave për gjenerimin e energjisë përmes projekteve me inceneratorë të dështuar dhe ku infrastruktura kombëtare për mbeturinat mbetet e pazhvilluar, ku shumica e mbetjeve hidhen në vendgroposje ashtu siç janë, pa i ndarë mekanikisht.
Sipas raportit, Shqipëria gjendet mes shteteve të Ballkanit që janë larg ende larg zhvillimit të sistemeve të menaxhimit të mbetjeve, që do të ndihmonte në riciklim dhe do të çonte në një nivel të konsiderueshëm të prodhimit të lëndëve djegëse të nxjerra nga mbeturinat./CNA
Pasditen e kësaj të mërkure u inaugurua Komisariati i ri i...
Një raport i hartuar nga rrjeti Bankwatch thellohet në një...
Një raport i publikuar këtë të mërkurë nga Prokuroria e Pë...
Biznesmeni Andi Efthimi është paraqitur ditën e sotme në ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një tjetër kë...
Mësohet se Komisioni i Mbrojtjes i Këshillit të Lartë Gjyq...
Prokuroria e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë pretencat ...
Pavarësisht nëse lidhet me gastronominë dhe kulturën, atra...
Në kazanin e Mero Bazes apo koshin e letrave të jashtëqitj...
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas vizitës së Klevis...
Një ullishte në zonën e Panajasë, pranë autostradës Vlorë-...
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka vizituar ditën e sotme...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga...
Seanca e parë gjyqësore për një nga episodet e operacionit...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremonin...
Sot do të firmoset marrëveshja e rëndësishme në fushën e m...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...