Në kazanin e Mero Bazes apo koshin e letrave të jashtëqitjes, sot është shkruar sërish një detaj pse Ilir Beqaj është mbajtur në kutinë prej xhami, ndërsa në seancën e djeshme ka qenë jashtë saj, se kështu ka vendosur GJKKO.
Tani Mero Bazes, këllirave mediatike, gjobaxhinjve, tharës së ndyrë të paguar nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve, dosjes "5D" dhe ata që mbahen nga reklamat e vëllait të Erion Veliajt, do të duhet t’u sqarojmë dy apo tri herë, jo për interes të tyre, por për t'u treguar se çfarë mbetjesh janë dhe për interes të lexuesve dhe opinionit publik.
Dje CNA e sqaroi për opinionin publik në këtë shkrim që mund ta lexoni këtu.
Vendimi i dhënë ishte që Ilir Beqaj për çështjen e sterilizimit do të dilte nga kutia e xhamit dhe do të qëndronte në krah të avokatit sepse masa e sigurisë për atë çështje është detyrim me paraqitje.
Pra, janë dy çështje të ndryshme, njëra është sterilizimi dhe çështja tjetër “SASPAC”-u.
Për çështjen e dytë, të fondeve SASPAC me BE-në, Ilir Beqaj është me masën e sigurisë "arrest me burg" dhe për masën e sigurisë "arrest me burg" ai do të qëndrojë në kutinë e xhamit.
Ndërsa për çështjen e parë që është me masë më të butë sigurie do të rrijë në krah të avokatit. Kështu zhvillohen seancat në GJKKO.
Nuk futesh dhe nuk del nga kutia sipas qejfit sepse nuk komunikon mirë apo nuk dëgjohet zëri i mikrofonit. Çështja e dëgjimit të zërit të mikrofonit është hapet apo ngrihet volumi. Asgjë më shumë sesa kaq.
Kutia e xhamit është një masë sigurie për personat që janë në arrest, kurse ata që janë në detyrim paraqitje, shkojnë dhe ulen në krah të avokatit.
Këtu mund të përmendim dhjetëra raste të tjera që shkojnë përditë në SPAK. Po sjellim të pandehurin Plarent Ndreca, i cili nuk futet në kutinë e xhamit, por qëndron jashtë sepse nuk ka një masë të ashpër sigurie, pra arrest.
Kështu ndodh me Agim Ismailin, janë persona që ndiqen në gjendje të lirë. Kështu ka ndodhur me dhjetëra kryebashkiakë, apo dhe me rastin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, i cili u ndoq në gjendje të lirë, u dënua dhe më pas shkoi të vuante dënimin.
Ka të tjerë që qëndrojnë në burg, për shkak se rrezikojnë prishjen e provave, për shkak se mund të intimidojnë apo mund të shkatërrojnë procesin gjyqësor. Rasti i Erion Veliajt, i cili është i provuar se u mor telefoni i Ina Goxhajt nga Klotilda Bushka. Ajo është e pandehur. Klotilda ndiqet në gjendje të lirë dhe shkon e paraqitet në SPAK dhe qëndron jashtë kutisë.
Erion Veliaj duhet të rrijë brenda kutisë së xhamit megjithëse ai nuk është paraqitur në seanca, por thjesht dhe vetëm i ka shtyrë ato.
Pra, CNA e ka sqaruar dje se pse Ilir Beqaj do të qëndronte në krah të avokatit në çështjen e sterilizimit dhe në çështjen e SASPAC do të qëndronte në kutinë e xhamit.
Tek e para ka një masë të butë sigurie dhe nuk krijon asnjë problem dhe te çështja e dytë ka një masë më të rënduar sigurie dhe duhet të qëndrojë brenda kutisë së xhamit.
Kjo është kaq e thjeshtë dhe nuk ka nevojë që të marrë përgjigje më shumë çdo këllirë mediatike që bën lojërat e Ilir Beqajt, Erion Veliajt, Ilir Metës apo kujtdo tjetër pa harruar këtu dhe dashurinë e vjetër të Mero Bazes, Sali Berishën./ CNA
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas vizitës së Klevis...
Një ullishte në zonën e Panajasë, pranë autostradës Vlorë-...
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka vizituar ditën e sotme...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga...
Seanca e parë gjyqësore për një nga episodet e operacionit...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremonin...
Sot do të firmoset marrëveshja e rëndësishme në fushën e m...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Janë bërë sërish ndryshime në strukturat drejtuese të Poli...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka folur për shqetësi...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situat...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e kryebashkiakut të ...
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvill...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...