
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka gënjyer duke mohuar njohjet e tij me njerëzit e inceneratorëve.
Gënjeshtra e tij ka dalë zbuluar pasi një ditë më parë grupi i ekspertëve përmes një deklarate të dhënë nga ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, bëri publike, mesazhe dhe foto ku shihej kryebashkiaku Veliaj krah një prej aksionerëve kryesorë të inceneratorit të Tiranës, Giuseppe Ciaffaglione.

Pas këtij denoncimi me mesazhe dhe foto që tregojnë lidhjet e kryebashkiakut me njerëzit e inceneratorëve ekspertët thanë për CNA se tashmë ka të tjera fakte dhe prova të cilat provojnë lidhjet direkte dhe indirekte të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe stafit të tij të ngushtë me njerëzit e inceneratorëve, ku nuk përfshihen thjesht dhe vetëm komunikime pune por dhe vendime të rëndësishme me kosto financiare për kompaninë e cila i është vënë në shërbim Bashkisë së Tiranës.
Inceneratori i Tiranës, afera e shekullit vazhdon të denoncohet me fakte dhe prova që tregojnë lidhjet e forta të korrupsionit me politikën, të cilat shkojnë deri te institucionet e larta të drejtësisë.
Një tjetër rast ky Veliaj del zbuluar që ka gënjyer për njohjen e tij me njerëzit e inceneratorëve janë deklaratat e Veliajt gjatë pyetësorit në Komisionin Hetimor për inceneratorët në vitin 2022.
I pyetur nga kryetarja e Komisionit Hetimor në atë kohë, Jorida Tabaku nëse kishte kontakte apo ishte takuar me njerëzit e inceneratorëve Veliaj e mohoi këtë.
“Nuk kam kryer asnjë diskutim apo udhëtim të tillë. Siç thashë jam njohur nga mediat vetëm për udhëtimet e këtyre personazheve me drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Demokratike në Zimbabve dhe kam parë ato fotografitë kështu që në qoftë se kjo quhet njohje i njoh nëpërmjet lajmeve të zyrtarëve të Partisë Demokratike për të negociuar kontratën në Zimbabve”, shprehej Veliaj.
Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe për ish deputetin Belind Këlliçi, po në komisionin hetimor për inceneratorët , duke mohuar se njeh apo ka takuar , Stela Gugalljan, Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin.
“Të gjitha aktivitetet e mia janë publike, unë bëj dasma, funerale, vetëm synetlliqe nuk bëj.
Pra takoj qindra njerëz. Më pyetët si i njohët? I njoha kur pashë Gert Bogdanin në Zimbabve dhe mu fisku ky tipi. Atë tipin pastaj nuk e kam takuar më”, ka thënë Veliaj.
Nga ana tjetër mesazhet e publikuar nga ish-kryeministri Berisha, tregojnë komunikimet mes njerëzve të inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, të cilët duket janë zhgënjyer nga Veliaj, pasi ky i fundit kishte fshehur financimin e tyre dhe ndërtimin e çerdhes e kishte shitur si punë të tijën.
Këto fakte tregojnë qartë se Veliaj gënjeu publikisht shqiptarët. Ndonëse kryebashkiaku i Tiranës tha se në vitin 2022 se nuk i njeh njerëzit e inceneratorëve, faktohet se ai ka pasur njohje me ta që në vitin 2019./ CNA
Ish-këshilltari i Ilir Metës, eksperti i sigurisë Ilir...
12 milionë euro ose 12.8 miliard lekë ka shpenzuar në ...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ekspertët mjeko-li...
Për shkak të motit të keq dhe reshje intensive të shiut, n...
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Elsa L...
Këngëtarja e njohur Elsa Lila si ansjëherë më parë ësh...
Këngëtarja e famshme, Elsa Lila ka rrëfyer në podcasti...
Themeluesi i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adri...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshil...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se th...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Elysee Palace në...
Katër punonjës të gardës së Republikës janë pezulluar ...
Credins bank dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan mar...
Analisti Kreshnik Spahiu, teksa ka folur për marrëvesh...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pas...
Analisti Andi Bushati ka komentuar marrëveshjen Rama-M...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se marrëve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...