web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi për trafik droge në Itali/ Elsa Lila rrëfehet si asnjëherë më parë: Më mbyllën për dy muaj, qëndrova me javë e izoluar

11 Nëntor 2023, 09:40, Aktualitet CNA
Arrestimi për trafik droge në Itali/ Elsa Lila rrëfehet si
Këngëtarja e njohur Elsa Lila

Këngëtarja e njohur Elsa Lila si ansjëherë më parë është rrëfyer për jetën e saj si dhe arrestimin për trafik drogë në Itali.

Gjatë një interviste në podcasting e kryeministrit Edi Rama, këngëtarja ka treguar për momentin e arrestimit në Itali , ku u akuzua për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ajo e ka cilësuar këtë si gënjeshtrën më të madhe .

Më tej ajo rrëfen se ka qëndruar për dy muaj e mbyllur dhe dy javë ka qëndruar e izoluar në një dhomë pa dritare, pa asgjë.

Këngëtarja tregon se e ka parë këtë si një eksperiencë të çmendur të jetës së saj ku u mësua ta donte atë dhomë dhe nuk e quan qeli, pasi për dy javë ajo ishte banesa e saj.

Ajo tregon se prej 7 orësh është marrë në pyetje nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili e kishte kuptuar se ajo nuk kishte të bënte me atë krim dhe se kishte urdhëruar më pas lirimin e saj të menjëhershëm.

Pjesë nga intervista

Kryeministri Edi Rama: Një zhytje në detin e policisë.

Elsa Lila: E policisë së Romës dhe ne 10 veta heronjtë që dolëm para policëve dhe thamë ”Urdhëroni, na arrestoni. Po, ne jemi ata që shqyem dyert e teatrit dhe jetuam për këto vite”. Na hipën në furgon të policisë dhe akt-akuza ishte shkatërrim i objekteve publike dhe okupim i paligjshëm i objekteve publike. Ndërkohë që, ne nuk kishim shkatërruar asgjë aty brenda përveçse me fondet i kishim shtuar bukuri atij teatri, i kishim dhënë jetë, e kishim pastruar, kishim ndërruar....

Kryeministri Edi Rama: Sa të mbajtën në polici?

Elsa Lila: Ne na mbajtën disa orë, ato procedurat...

Kryeministri Edi Rama: Të futën në qeli?

Elsa Lila: Jo, atëherë jo. Qelinë e provova një herë tjetër. Është një eksperiencë më vete, të them të vërtetën.

Kryeministri Edi Rama: Si e provove qelinë, me ç’rast?

Elsa Lila: Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar.

Kryeministri Edi Rama: Përse?

Elsa Lila: Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe.

Kryeministri Edi Rama:  Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?

Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë.Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.

Kryeministri Edi Rama: Sensin e orës e kishe?

Elsa Lila: Jo absolutisht. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa. Ai është një moment kufiri, ku ti duke ditur që je i pafajshëm dhe do dalësh që aty, ose e shfrytëzon atë moment për të medituar fort dhe për të evoluar mendërisht dhe spiritualisht një shkallë më lart, ashtu siç unë kërkoj të bëj gjithmonë ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më indietro. Është një fije peri që e ndan atë moment dhe unë pas 3 ditëve të para që i mbaj mend si nëpër ëndrra sepse nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në një karrige ulur në atë dhomë, se nuk dua ta quaj qeli, sepse tek e fundit nuk e ka fajin ajo, pse ta quaj qeli. Tek e fundit, ishte ajo ku unë banova për dy javë dhe u mundova dhe ta dua atë dhomë, që mos të shqetësohesha shumë. Muret ishim me emra, data, me mesazhe, poezi, kishte shumë për të parë nëpër mure dhe për të fantazuar dhe jo vetëm, por nëse përqëndroheshe, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. E ripërsëris, ngaqë e dija që do dilja shpejt, pasi unë nuk kisha lidhje me atë histori, vendosa që ta përjetoja si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që më kanë ndodhur gjatë jetës dhe ta përdorja si mjet rritjeje psikologjike dhe spirituale dhe jo si mjet auto-shkatërrimi.

Edi Rama: Pastaj si mbaroi ai makth?

Elsa Lila: Ai makth mbaroi sepse unë që në momentin e parë që hyra aty pa avokat, sepse nuk kisha avokat pasi nuk më është dashur kurrë avokati për jetën që kam bërë. Më pas, familja ime jashtë gjeti një avokat sepse është shumë e domosdoshme për burokracitë. Dhe unë kërkova me ngulm, nëpërmjet avokatit që njoha më pas, që të isha e pyetur. Doja të merresha në pyetje sepse unë nuk kam fare lidhje.

Dhe më në fund, pyetësori dhe dita mbërriti dhe ajo ka qenë një eksperiencë shumë e fortë. Ka qenë rreth 6-7 orë rresht, interrogatorio me Pubblico Ministero, me Prokurorin e Përgjithshëm të çështjes sime dhe më shumë se një interrogatorio, më pas u transformua në një intervistë. Ai shpejt u zbut nga mua. Kishte pasur të bënte gjithë jetën e tij me kriminelë të vërtetë dhe intuita e guidoi fatmirësisht drejt bindjes që unë realisht nuk jam pjesë, nuk mund të jem pjesë e kësaj lloj jete. Përpos të tjerave, njëkohësisht ishin mbyllur dhe hetimet, pra ishte kontrolluar celulari im e nuk e di të tjera hetime që ata bëjnë, në të cilat nuk rezultonte asgjë mbi personin tim. Faktet ishin bindëse.

Kryeministri Edi Rama: Por për ta mbyllur këtë, si ndodhi, çfarë ndodhi që u hap dera dhe ti ridole dhe u ktheve në shtëpi? U bë gjyq apo si ndodhi? Thjesht ai prokurori...

Elsa Lila: Jo, prokurori PM (Pubblico Ministero), drejtpërsëdrejti mbushën si të thuash dokumentet e duhura dhe quhej “Liberacione imediata di Elsa Lila”./ CNA





Lajmet e fundit nga