web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazh/ A janë të drejta protestat e opozitës në Kuvend? 

10 Nëntor 2023, 12:40, Aktualitet CNA

Sondazh/ A janë të drejta protestat e opozitës në

CNA ka hapur një sondazh në lidhje me protestat e opozitës në Kuvend, ku nuk janë lejuar të zhvillohen seancat plenare dhe as mbledhjet e komisioneve.

CNA shtron pyetjet nëse qytetarët i konsiderojnë si të drejta ose jo protestat e opozitës në Kuvend.

CNA ofron 3 opsionet “Po”, “Jo” dhe “Nuk e di” dhe fton qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre.

Ky sondazh mori shkas nga protestat, të cilat kanë nisur në Kuvend prej disa javësh. Seancat plenare nuk kanë zgjatur më shumë se një orë për shkak të tensioneve të shkaktuara nga opozita, ndërsa ajo e djeshmja zgjati vetëm 17 minuta.

E njejta gjë ka ndodhur edhe me mbledhjet e komisioneve, ku opozita ka mësyrë nëpër salla, duke i ndërprerë.

Mazhoranca ka gjetur si zgjidhje zhvillimin e tyre online.

Nga ana tjetër, deputetët e PD-së janë shprehur se nuk do të ndalen deri në momentin kur të merren në konsideratë kërkesat e tyre për krijimin e 8 komisioneve hetimore parlamentare, si dhe respektimin e të drejtave kushtetuese në seancat plenare./ CNA

Poll




Lajmet e fundit nga