LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Boçi: Marrëveshja me Italinë, s’respekton Kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtare

9 Nëntor 2023, 22:26, Aktualitet CNA
Boçi: Marrëveshja me Italinë, s’respekton
Luçiano Boçi

Ish-deputeti, Luçiano Boçi deklaroi se marrëveshja për emigrantët me Italinë, në rrafshin juridik nuk qëndron dhe duke qenë e tillë nuk respekton as ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Në një intervistë për News 24 ai u shpreh se marrëveshja duhej të ishte e negociuar dhe të konsideronte dhe institucionet shqiptare.

Boçi shprehet se ende nuk është marrëveshje se duhet të jetë e ratifikueshme sipas Kushtetutës.

“Ende nuk është marrëveshje se duhet të jetë e ratifikueshme sipas Kushtetutës. Duhet të ishte e negociuar dhe të konsideronte dhe institucionet shqiptare. Po të bëni një investim në një territor do të merrni mendim dhe të zonës. Po të ishte projekt zhvillimor, do të isha dakord. Nuk është konsultuar as brenda qeverisë. Ndaj mendimi se ky është akt personal, është i dukshëm. Rrafshi politik solidaritet…do ta diskutoj dhe këtë. Në rrafshin politik jemi te politika e brendshme kombëtare. Të njëjtin problem si Italia e ka dhe Greqia dhe Gjermania. Në rrafshin juridik bie në kundërshtim me konventën ndërkombëtare të njeriut. Pra në rrafshin juridik marrëveshja nuk qëndron dhe duke qenë e tillë nuk respekton as ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Bie në kundërshtim me ligjet e BE. Në rrafshin human, ajo pjesa e solidaritetit, alarmi humanitar nuk është Italia, por emigrantët. Kjo është ana solidare dhe njerëzore. Italia ka boll territor. Ne jemi 28 mijë km katrorë, Italia shumë e më shumë. Ne nuk po bëhemi pjesë e humanizmit njerëzor, ne kemi pranuar penalitetin. Se emigrantët nuk po shkelin në territorin shqiptar.”, tha Boçi./ CNA

Lajmet e fundit nga