Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Lorela Hoxha, njëra prej aksionereve të “Top Channel”, bashkortake dhe përfituese nga ortakëria me inceneratorët në shuma miliona euro nëpërmjet kompanive ku është aksionere, është ankuar duke pretenduar se CNA.al ka publikuar një lajm të sajuar dhe të pabazuar në prova.
Lori, siç i thërrasin miqtë, shkruan letër në emër të mamit. Nuk dihet pse mami s’e ka shkruar vetë këtë letër.
Në rast se ky lajm ka burime të paverifikuara mirë dhe duhet përgënjeshtruar nga redaksia jonë, duke i kërkuar dhe ndjesë zonjës Vjollca Hoxha, po i shkruajmë dhe theksojmë, ndjesë zonja Vjollca Hoxha. Por letrën duhet ta shkruanit ju apo këto punët e rëndomta i bëjnë fëmijët?

Ne kemi disa pyetje.
Nuk di Vjollca shkrim dhe këndim që dokumentin e shkruan dhe e firmos Lorela Hoxha? Në fakt është shkruar me kompjuter.
Zonjës Hoxha i qenka shkaktuar dëm pasi ne kemi shkruar se SPAK-u i ka kontrolluar shtëpinë. Ne kemi shkruar me dhjetëra shkrime për zonjën Hoxha, asnjëherë qëllimi ynë nuk ka qenë t’i shkaktojmë dëm asaj, por është interesi i publikut. Nuk ka një lajm të konfirmuar nga Vjollca Hoxha, as për ortakërinë me inceneratorët dhe as akuzat si media gjobaxhie nga ata që tashmë punojnë në “Top Channel”, Vjollca Hoxha nuk i ka konfirmuar apo mohuar.
CNA.al ka me dhjetëra shkrime publike, me pyetje për zonjën Hoxha dhe asnjëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Zonja Vjollca Hoxha nëpërmjet dy kompanive është ortake e Mirel Mërtirit, Klodan Zotos dhe Stela Gugalljës, ortake është dhe Lorela. Ky është fakt, në QKB, me dokumente zyrtare, i publikuar. E kemi pyetur publikisht dhe nuk na ka kthyer asnjëherë përgjigje. (Lexo këtu)




Zonja Hoxha nëpërmjet disa kompanive të regjistruara në godinën e “Top Channel” ka përfituar miliona euro nga afera e inceneratorëve. Ky është fakt i konfirmuar me dokumente zyrtare nga zyrat e tatim-taksave.
Zonja Hoxha dhe historitë e saj rozë shkuan deri te një konflikt pronësie, duke “goditur” biznesmenë për qëllime krejtësisht të pista.
Pyetja është shumë e thjeshtë, një individi që përfiton para nga inceneratorët, një individi që akuzohet nga stafi i saj se ka dashur t’i vendosë gjobë një biznesmeni, një individi që përdori televizionin kombëtar për historitë e saj rozë, i kemi shkaktuar ne dëm për këto të vërteta?
Apo zonja Hoxha nëpërmjet aferës së inceneratorëve ka futur duart në xhepat e shqiptarëve?
Nëpërmjet sulmeve ndaj prokurorëve të SPAK-ut ka dashur të mbrojë një aferë korruptive për përfitime personale, për të dhe familjarët e saj, përfshirë edhe ankesëfirmosësen. Vlerat janë miliona euro.
Përgjigjet për inceneratorët ndoshta i ka dhënë para prokurorëve të SPAK-ut, lajm të cilin ne e kemi shkruar dhe ajo nuk e mohon, por vajza e saj nuk pranon kontrollin e shtëpisë, për të cilin ne i kemi kërkuar edhe ndjesë më lart. (Lexo këtu)

Në fakt, do t’i thoshim që të shqetësohet më shumë për letër-porositë e ardhura nga Bullgaria, për lekët që ka përfituar, për skandalet dhe turpet publike duke sulmuar biznesmenë për interesa të pista apo histori rozë.
Në rast se doni të dini cili është një lajm i rremë, këtë mund t’jua tregojmë më poshtë në këto linqe, që “Top Channel” disa i ka fshirë, këtë e theksojmë sepse dokumenti ka vulën e këtij televizioni.
Kërkojmë edhe ne publikisht nga Lorela dhe Vjolla Hoxha t’u përgjigjen pyetjeve që kemi bërë më sipër dhe të përgënjeshtrojnë publikisht lajmet e tyre të pavërteta, të cilat i mohojnë në gjykata apo që i përdorin për interesa të pista që ndotin moralin dhe etikën e gazetarisë.
Paratë e inceneratorëve që janë marrë nga xhepat e shqiptarëve Vjollca dhe Lori bëjnë mirë që t’i kthejnë në buxhetin e shtetit dhe të mos paguajnë me paga të majme ata që i kanë quajtur televizione gjobaxhinj dhe këto janë fakte, jo fjalë./ CNA






Është përmbyllur projekti financiar nga Bashkimi Evropian ...
Sipas faqes zyrtare të zonjës Xoxa, bashkëshortja e Erion ...
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 5 Komisione Parl...
Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
CNA raportoi se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte shku...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bas...
Viti 2023 theu rekord në numër vizitorësh, që kaluan 10 mi...
Gjykata ka shpëtuar nga shembja një tjetër pallat në z...
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës po shkon drejt përfundimit...
Analisti Andi Bushati ka reaguar në një postim në rrje...
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi pati shumë pe...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka pub...
Në takimin e kryeministrit Edi Rama që po zhvillohet n...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë mëngjesin e s...
CNA solli një ditë më parë pamje që tregonin se si u zgjer...
Lulzim Basha i është rikthyer perlës së vjetër, kohës ...
Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të hapet për qarkullimin në ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajëmruar kryebashkia...
Ekonomisti i njohur, Branko Milanoviç, në podcatin Public ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...