web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Narrativa e qeverisë ka rënë”/ Gazetari: Ministrat po kthehen në kokë turku

23 Prill 2026, 18:31, Aktualitet CNA

“Narrativa e qeverisë ka rënë”/ Gazetari: Ministrat

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar se narrativa e qeverisë është dobësuar dhe se, sipas tij, disa ministra po përpiqen të justifikojnë çështje që qytetarët i konsiderojnë të pajustifikueshme.

Koka tha se, ekziston një model sipas të cilit zyrtarë të ndryshëm marrin përsipër projekte të rëndësishme, për të cilat më pas, sipas tij, përballen me pasoja ligjore, duke u shndërruar në “kokë turku”.

Duke folur për situatën në disa sektorë, ai kritikoi shëndetësinë dhe arsimin, duke thënë se problematikat janë të dukshme për qytetarët, ndërsa deklaratat zyrtare nuk përputhen me realitetin.

Në deklaratat e tij, Koka u shpreh se askush nuk është i paprekshëm nga përgjegjësia politike apo ligjore, duke përmendur edhe kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si pjesë të këtij modeli që ai e kritikoi.

“Unë e kam thënë shpesh këtu, narrativa ka rënë. Po. Por nga të gjithë ata që ishin sot aty, m'u dhimbs ai Ministri i Mbrojtjes. Sepse realisht po shikoj se ajo që ndodh me Ministrin e Mbrojtjes dhe ajo që mbron ministri i mbrojtjes, më ngjan fiks me momentet kur Ilir Beqaj merr përsipër të bëjë ministrin e Check-up-it dhe të dializës edhe të gjithë pisllëqeve të tjera që ndodhin në shëndetësi.

Më ngjan me këto ministrat që marrin përsipër këto projektet për herë të parë që janë projekte, të para kështu, projekte të rëndësishme për, por që janë projekte që në fund të fare hanë kokat e atyre.

Pra fiks sot pashë ky Ministri i Mbrojtjes, më duket një kokë turku model nga këto që vjen nga asgjëja dhe bëhet Ministri i Mbrojtjes, dhe sigurisht që kjo, ka dhe kostot e veta dhe është fiks modeli me të cilin zoti Rama ka operuar dhe vazhdon të operojë, sepse me sa duket bedel dhe njerëz të cilët për hir të një karriere banale, nuk e kanë, nuk e shohin çfarë grope po u hapet tashmë dhe nuk e shohin rrugën se si po i futen, po thjesht hajde t'i futemi njëherë. Inshallah po po ja dalim. Është fiks ky modeli.

Ka rënë narrativa dhe shpeshherë është vështirë për neve që të analizosh sepse këto gjëra i kemi thënë, i kemi stërthënë, i kemi paralajmëruar dhe këta bedelët e Edi Ramës që kujdes mos firmosni çdo gjë, sepse ky njeriu nuk e ka për gajle që të thotë që ky hëngri kumbulla dhe dardha mbrapa meje, kështu që le të rrijë në burg. E kanë provuar në lëkurë dreqi me të birin, vetëm Belinda Balluku deri në këto momente e ka hedhur, por dhe ajo e di që është me afat skadence kjo mbrojtja e gjasme që i ka bërë Edi Rama, sepse dhe ajo do të shkojë te të shumtët, vetëm sepse ndërkohë që edhe vidhte i shërbente Edi Ramës”, deklaroi gazetari Koka./ CNA





Lajmet e fundit nga