web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasuritë e sekuestruara/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

23 Prill 2026, 17:03, Aktualitet CNA

Pasuritë e sekuestruara/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në GJKKO dosjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros, që lidhet me sekuestrimin e pasurive.

Vendimi është marrë në seancën e sotme gjyqësore pas ankimimit dhe rekursit që ka depozituar pala mbrojëse për Goron.

"Vendosi prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Më 31 mars, Prokuroria e Posaçme kërkoi rikthmin e Goros në qeli pasi kishte për të vuajtur ende 6 muaj e 10 ditë burg. Disa javë më parë, Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës.

Ish-kryebashkiaku u akuzua nga SPAK-u për shpërdorim detyre të kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai ka vuajtur 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Ai fitoi lirinë më 29 gusht të vitit të kaluar. /CNA





Lajmet e fundit nga