web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masa për kompensimin e dëmeve dhe sigurimet në bujqësi brenda 2026

23 Prill 2026, 15:50, Aktualitet CNA

Masa për kompensimin e dëmeve dhe sigurimet në bujqësi

Gjatë interpelancës së kërkuar në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, bëri të ditur se qeveria shqiptare është angazhuar të përcaktojë vlera financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, përfshirë ndryshimet klimatike, duke nisur nga viti 2026.

Sipas tij, për të krijuar një sistem më të qëndrueshëm për fermerët dhe bizneset në sektor, Ministria e Bujqësisë po punon për hartimin e një projektligji për sigurimet në bujqësi, i cili pritet të përgatitet brenda këtij viti.

Ky mekanizëm synon të mbështesë fermerët përmes mbulimit nga shteti të një pjese të konsiderueshme të primit të sigurimit.

Ministri theksoi gjithashtu se aktualisht është miratuar skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë, ndërsa për vitin 2026 është parashikuar një buxhet prej 5.2 miliardë lekësh.

Këto fonde do të financohen përmes granteve dhe do të fokusohen në investime në sera, pemëtari, blegtori, linja përpunimi të produkteve dhe agroturizëm.

Këto masa synojnë të rrisin qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe të zbusin ndikimet e ndryshimeve klimatike në ekonomi.

“Qeveria shqiptare ka shprehur angazhimin se do të vendosë vlerat financiare për të kompensuar dëme të tilla në vitin 2026.

Për një zgjedhje të qëndrueshme, për shkak të dëmeve që sjellin ndryshimet klimatike te fermerët dhe biznesi Ministria e Bujqësisë ka parashikuar që brenda këtij viti të përgatisë projektligijin për sigurimet në Bujqësi. Shteti mbulon një pjesë të konsideureshme të primit të  sigurimit.

Aktualisht ka miratuar skemën kombëtare. Në vitin 2026 me një buxhet 5.2, miliardë lekë që do të financohen me grante në paketën e investimeve për projekte në sera, pemë, stalla, linja e përpunimit të produkteve, agroturizmi etj”, tha Andis Salla./ CNA





Lajmet e fundit nga