Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gazetari Naim Noka i është përgjigjur botuesit të “Shqiptarja.com”, Carlo Bollinos për deklaratën e bërë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, ku tha se ka ngritur padi ndaj një medie online me pretendimin se ka shpifur dhe e ka bullizuar.
Noka i kujton Bollinos audiopërgjimin që publikoi disa ditë më parë për gazetarin e këtij të fundit, Adriatik Doçin dhe faktin se Doçi vazhdon të punojë në mediat e tij.
Gjithashtu, gazetari tregon se si Doçi i ka “sulmuar” familjen dhe i vë në dukje Bollinos propagandën që ky i fundit po i bën qeverisë dhe tenderat që ka marrë nga pushteti.
Ai i bën thirrje Bollinos që para se të ngrejë padi ndaj mediave të tjera, të rregullojë median dhe gazetarët e tij.
Shkrimi i plotë:
Nuk ka rast më flagrant se gazetari që punon në “Report TV” dhe “Shqiptarja” që të tregojë me zë dhe me gojën e tij manualin e gjobave apo killerit mediatik që me të vërtetë duhet të marrë fund në mediat e Tiranës.
Jam i detyruar para se të flas për padinë 100-faqëshe të të kujtoj ditën kur “Publik.live” botoi audiopërgjimin e gazetarit që punon në mediat e tua Z. Karlo Bolino.
Nuk ka më turp dhe pisllik mediatik më shumë se sa bëri Adriatik Doçi ndaj meje në portalin ‘patllakeprapaskena’ ku brenda pak minutave me aftësinë e një maniaku killeri publik më bëri ‘Tutor’ të dy motrave dhe nënave të cilat i gjeti në ‘Google’ bashkë me emrin dhe mbiemrin tim. Mediave sociale u bëri gjëmën nga tastiera vrasëse e Adriatikut tënd të cilin akoma me paturpësi e mban të punësuar Caro Carlo! Por historia komike nuk soset këtu Bolino. Familjarët e bërë pis nga zhuli i patllakes së gazetarit tënd u alamuan dhe siç e do rregulli qytetar u drejtuan për ndihmë dhe kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë. E di cila ishte përgjigjja Karlo?! – Nuk mund të marrim kallëzim për Adriatik Doçin se na hap punë me mediat “Report TV” dhe portalin e tij. Ju lutemi zgjidheni privatisht me gazetarin patllake.
Pastaj familjarët e dy nënave që përdhosi mediatikisht Doçi juaj. Familjarët u vunë në ndjekje dhe e gjetën. E përshtynë në surrat dhe pastaj bëri përgënjeshtrimin. E di ti Karlo që niptin e portalit që vë gjoba e ka marrë borxh patllakja e mediave të tua. Do më shumë për shpifje? Ne e dimë tregun e mediave që kur botoje “Gazetën Shqiptare” dhe “Neës 24” zoti Bilino. Financat e medias shqiptare janë vrimë e zezë dhe kullojnë para të padeklaruara. Edhe ti Karlo nuk bën përjashtime nga ky treg. Mediat e tua i bëjnë fresk qeverisjes dhe partisë në pushtet. Ke përfituar shumë qoftë edhe atë ambjentin dhe tokën me qira simbolike. Do të doja ta kisha dhe unë por kryeministri Rama nuk ma ofron mua por ta ka bërë dhuratë për median që i shërben natë e ditë.
Unë nuk marr përsipër të bej apologjinë e mediave që ke bërë padinë 100-faqëshe në gjykatë dhe për për të cilën ju keni fakte se financohet nga të gjitha palët politike, edhe nga ministra e ish-ministra të kësaj mazhorance por dua të them se ju mund të jeni i fundit moralisht për padi në gjykatë për gjobëvënie, killera mediatikë dhe bullizim.
Arsyeja përse e konsideroni veten në qendër të një sulmi 7-vjeçar si gazetar relativisht i njohur, kanë të bëjnë me faktin se ju përfitoni pasuri dhe favore nga pushteti thjesht për t’i shërbyer qeverisjes së Ramës dhe Veliajt.
Si Botuesi Bolino unë kam një thirrje të sinqertë : Unë Naim Noka ndjehem i sulmuar dhe ‘viktimë’ ‘killerit tuaj mediatik Adriatik’ bashkë me dy nëna dhe motra që punonjësi i ‘Report TV’ i bëri prostituta në Sauk dhe mua tutor të tyre.
Unë përfitoj nga padia juaj për të bërë një apel për të gjithë ata qytetarë ose biznesmenë që janë viktima të këtij ‘killeri mediatik’. Injorojeni ose përshtyjeni në surrat siç bëri vëllai i njërës nga nënave që jetonte në Londër ndaj gazetarit të medias që zotëron zotërote.
Instrumenti i vetëm për t’u mbrojtur nga ky lloj fenomeni nuk ishte Shteti në rastin tim dhe të dy motrave në fjalë sepse policia nuk mori kallëzim. Në gjykatë gazetari që punon për ty e ka regjistruar me një emër borxh portalin e tij që vë gjoba dhe ka shuma që kurrë nuk do mundet për t’i shlyer sepse kalojnë rreth 100 mijë euro pa gjobat që mund të vërë në të ardhmen.
Ja pse unë do desha të kisha besim te Shteti im por ja që faktet janë mosbesuese.
Kam vendosur për të kërkuar dhe unë një dëmshpërblim të konsiderueshëm me gazetarin e medias tuaj por në NIPT me del një qyetar tjetër dhe i mbytur në padi të firuara në gjykatë.
Ja pra që është e vërtetë që ndaj një media online si “patllakeprapaskena” nuk ka mbrojtje. Media ime online ka adresë, dhe staf.
Nuk botojmë shkrime anonime dhe përgjigjemi profesionalisht për çdo lajm e shkrim.
Unë kam avokatë shumë të njohur që më janë ofruar për ndihmë që të padisin në gjykatë gazetarin që punon për median tuaj por do ishte ideale që ti bashkë me avokatin tënd të ngrem? një padi për Adriatik Doçin . Unë dua 10 mijë euro dëmshpërblim dhe nuk do t’i mbaj për vete. Dy nënave që bëri pis gazetari juaj, do marrin nga 5 mijë euro.
Është e vetmja mënyrë për të mbrojtur moralisht median tuaj si fillim pastaj misionin e saj që ka një funksion të shenjtë në demokraci. Liria e shprehjes, liria e medias nuk ka asnjë lidhje me fyerje dhe shpifje.
Ndaj caro Carlo rregullo si fillim median dhe gazetarët tu para se të ngresh padi 100-ndëshe në gjykatë për killera mediatikë kur punon 24 në 24 me patllakegjobën mediatike dhe e paguan me rrogë.
Pak ditë më parë, televizoni “Top Channel” publikoi dis...
Mirel Mërtiri, apo siç e ka quajtur SPAK "truri" i inc...
CNA i ka dërguar Autoritetit të Dosjes dy shkresa ku k...
Kryeminsitri dhe ish-kryeministri kanë dalë ditët e fu...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar deklaratën e kryemin...
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë me P...
Gazetari Elvi Fundo ka rrëfyer detaje rreth jetës të i...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka he...
Asambleja e Këshillit të Europës ka mbledhur firmat për mo...
Dallëndyshe Bici ka reaguar në rrjetet sociale pas arresti...
Gazetari Bledian Koka ka bërë me dije se kryebashkiaku...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspetkua...
Ndryshime kanë ndodhur në strukturën e Kadastrës së Durrës...
8 zyrtarë të Kadastrës së Vlorës janë kallëzuar në SPA...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berish...
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar lidhur me gjykimi...
CNA i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve me dy shkr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...