6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe llogari bankare/ Prokuroria sekuestron pasuritë me paratë e kokainës
Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjy...

Grupet e lirisë së medias ngrenë shqetësimin për reagimin e ashpër
Shoqatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe gazetarët shprehin sot shqetësimin e përbashkët për ndalimin e përgjithshëm të publikimit të lëshuar nga autoritetet e prokurorisë shqiptare në lidhje me një grumbull të dhënash të hakuara dhe theksojnë se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale për publikimin e informacionit në interes të publikut.
Ndërkohë që organizatat tona njohin natyrën e ndjeshme të këtyre rrjedhjeve dhe i nxisin të gjitha mediat në Shqipëri që ta trajtojnë materialin në mënyrë rigoroze etike dhe të përgjegjshme, është jetike që autoritetet shqiptare të veprojnë me kujdes dhe konsideratë të plotë për liritë e gazetarisë të mbrojtura si nga ligjet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Më 19 shtator 2022, Prokuroria e Tiranës nxori një “urdhër” që ndalonte të gjitha mediat në Shqipëri të publikonin të dhëna ose informacione nga një "cache" skedarësh që ishin hakuar nga serverët dhe sistemet kompjuterike shqiptare dhe më pas kishin rrjedhur në internet. Rrjedhjet e profilit të lartë pasuan një valë sulmesh kibernetike të dëmshme ndaj serverëve dhe sistemeve kompjuterike shqiptare në muajt e fundit nga hakerat e mbështetur nga shteti Iranian, gjë që ka shkaktuar një krizë diplomatike dhe ndërprerje të lidhjeve midis dy vendeve.
Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e materialit të hakuar përmban informacion të klasifikuar policor dhe korrespondencë të ndjeshme në e-mail, dokumente dhe memorandume midis politikanëve shqiptarë, autoriteteve dhe ambasadorëve të huaj, duke përfshirë dokumente rreth planeve të dyshuara për të vrarë figura të politikës së huaj dhe vendase.
Në përgjigje të rrjedhjeve të fundit, Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhrin dhe paralajmëroi se mediat që shkelin këtë urdhër do të përballen me hetimin penal sipas neneve 103, 208 dhe 304 të kodit penal. Kjo përfshinte publikimin në mediat audio-vizuale, të shkruara dhe online, si dhe në mediat sociale. Faqet web të lajmeve që publikonin të dhëna do të bllokoheshin më pas. Informacioni u shpërnda fillimisht nëpërmjet një postimi në llogarinë e policisë së Shqipërisë në "Facebook".
Organizatat tona e njohin ashpërsinë e këtyre sulmeve kibernetike dhe natyrën e ndjeshme të të dhënave të nxjerra. Në rrethana të tilla, media ka një përgjegjësi profesionale për të trajtuar dhe paraqitur këtë lloj materiali në një mënyrë etike, duke marrë parasysh të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe shqetësimet serioze të sigurisë kombëtare.
Megjithatë, pavarësisht nga burimi i materialit ose qëllimi i atyre që qëndrojnë pas sulmeve, gazetarët kanë përgjegjësinë të vlerësojnë vërtetësinë dhe natyrën e interesit publik të informacionit të rrjedhur, si dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për çështje të rëndësishme.
Përgjigjja e Prokurorisë së Tiranës për të kufizuar në mënyrë të njëanshme çdo raportim mbi informacionin e rrjedhur, pa marrë parasysh interesin publik, ngre shqetësime serioze për shkelje të pajustifikuara të lirisë së shtypit, e cila tashmë është në qendër të vëmendjes në Shqipëri.
Kërcënimet për hetime penale dhe bllokimi i faqeve të internetit për mediat apo gazetarët që shkelin urdhrin e ndalimit do të kenë ndërkohë një efekt censurues në raportim dhe mund të hapin derën për kriminalizimin e veprimtarisë legjitime gazetareske. Asnjë gazetar, redaktor apo botues në Shqipëri nuk duhet të ndiqet penalisht për publikimin e informacionit të saktë mbi një çështje me interes publik.
Për më tepër, roli i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) – dy organe të pavarura – në monitorimin e ekosistemit mediatik për shkelje të mundshme në emër të Prokurorisë ngre gjithashtu shqetësime të qarta.
Duke vijuar, organizatat tona u bëjnë thirrje autoriteteve hetuese dhe qeveritare në Shqipëri të shmangin marrjen e çdo hapi të mëtejshëm që cenon ushtrimin e gazetarisë së përgjegjshme ose rrezikon lirinë e gazetarëve që publikojnë materiale me interes publik. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në ditët në vijim dhe t’u përgjigjemi zhvillimeve të mëtejshme./CNA.al
Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjy...
Ditën e sotme u bë me dije se paga bazë e efektivëve t...
Një shtetase polake ka ndërruar jetë në një hotel në Kavaj...
“Largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti...
Javën që vjen SPAK-u do të marrë në pyetje kreun e PD-së, ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë, ka...
Kreu i PD–së, Sali Berisha, duke iu referuar burimeve të t...
Në konferencën për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka d...
Një ngjarje e rëndë raprtohet në qytetin e Korçës ku një g...
Zyrtarisht vrasja e Pjerin Xhuvanit është pa autor. Pasi ...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbylljen e ...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të mbyllen hetimet për...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, ka dalë sot me një paralajmër...
Halit Valteri nuk ndalet me kallëzimet ndaj kreut të PL-së...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Gjatë prezantimit të projektit të ri të BE “Eu4LEA”, kreu ...
Pas mbylljen së kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, kanë n...
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, gjatë një aktiviteti me...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christian...
Pas vendimit për mbylljen e shkollave "Turgut Ozal" ka rea...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...