Kundërshtojnë mbylljen e shkollës/ Nxënësit dhe mësuesit e kolegjit turk protestojnë
Pas mbylljen së kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, kanë n...

Gjatë prezantimit të projektit të ri të BE “Eu4LEA”, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ka folur si "e ëma e Zeqos në majë të thanës".
Çela është shfaqur me të njëjtat deklarata teorike, të cilat jemi mësuar ta dëgjojmë në ndonjë konferencë apo në raportimin vjetor në Kuvend.
Se sa ka ndikuar puna e prokurorisë në hapat për integrimin e vendit në BE, nuk di ta thotë këtë gjë, ndoshta nga mungesa e kompetencave, apo dhe mosrezultatet e prokurorisë.
Situata është tillë, të dhënat sekrete shtetërore janë në duart e të gjithëve, krimi ka pushtuar vendin, Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i zhdukur ka marrë rolin e institucioneve, të cilat zyrtarisht ende nuk japin asnjë version.
Ndërkohë, kemi kryeprokurorin që flet sikur është kryeprokuror i një vendi, ku situata kriminale është nën kontroll dhe skandalet korruptive numërohen me gishta.
Deklarata e plotë:
Nisja e punës së projektit vjen në një moment të rëndësishëm të implementimit të reformës në drejtësi, atij të konsolidimit të institucioneve të reja apo të atyre të rikonceptuara prej saj.
Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në përmbushje të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore, janë ndjekur hap pas hapi çështjet që lidhen me zbatimin e ligjeve të reja, duke synuar që tërësia e problemeve të hasura të trajtohet përmes një angazhimi shumëplanësh, që ka konsistuar në dhënien e kontributit konkret në drejtim të koordinimit institucional, në rritjen e transparencës ndaj publikut për mënyrën e funksionimit të institucionit si dhe bashkërendimin me organet e tjera kushtetuese për gjetjen e zgjidhjeve ligjore në funksion të interesit publik. Në vitin 2020 nga ana jonë u parashtrua vizioni strategjik për realizimin e disa objektivave që konsistonin në:
Sigurimin e mirëfunksionimit të zyrave të prokurorisë, përmes monitorimit të punës në drejtim të zbatimit të ligjshmërisë, garantimit të respektimit të pavarësisë së prokurorëve dhe rritjes së përgjegjshmërisë e respektimit të të drejtave të subjekteve të procedimit penal
Standartizimin e procedurave të operimit në pikëpamje administrative dhe procedurale brenda zyrave të prokurorisë në funksion të organizimit të ri kushtetues dhe ligjor, me qëllim funksionimin normal të tyre.
Garantimin e zbatimit të ligjshmërisë, duke vënë theksin në rritjen e efiçensës së ndjekjes penale në drejtim të veprave penale që lidhen pastrimin e produkteve të veprës penale dhe konfiskimin e aseteve kriminale
Mirëadministrimin e procesit të hetimit, që nga faza e regjistrimit të veprës penale dhe deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, me qëllim uljen e kohëzgjatjes së hetimeve dhe optimizimin e produktivitetit
Që në nisje procesi i realizimit të tyre është mbështetur në vazhdimësi nga misionet Euralius dhe Pameca, çka përbën një eksperiencë të vyer mbi të cilën besoj se do ndërtohet edhe puna për vijimin e bashkëpunimit me projektin EU4LEA. Këto objektiva përputhen më së miri edhe me ato të projektit të saponisur.
Në vijim dua të ndalem më specifikisht në nevojën që prokuroria ka në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore, ku do të veçoja së pari ata që janë pjesë e seksioneve të specializuara për krimin financiar dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, por edhe të oficerëve që sapo kanë hyrë në sistem, të cilët kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme e të gjithanshme për rritjen e nivelit të tyre profesional.
Një aspekt tjetër i bashkëpunimit do të ishte padyshim edhe forcimi i kapaciteteve të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të drejtim të rritjes së efikasitetit në hetimin e krimeve mjedisore, që është edhe një nga prioritetet e punës së këtij viti.
Për ne mbetet ende sfidë rritja në tërësi e efiçensës së punës së oficerëve të policisë gjyqësore si një element themelor në cilësinë hetimit. Përmirësimi formave të mbikqyrjes së punës së tyre dhe gjetja e mekanizmave administrativë efikasë për rritjen e performancës është prioritet dhe besoj se do të gjejmë mbështetje të plotë nga projekti në këtë aspekt.
Në përfundim, plotësisht i bindur në suksesin e projektit, dua t’ju siguroj për angazhimin e plotë të prokurorisë, në funksion të krijimit të sinergjisë së duhur për realizimin e objektivit të përbashkët, atij të përafrimit të performancës së institucioneve tona me standardet më të mira në BE./CNA.al
Pas mbylljen së kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, kanë n...
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, gjatë një aktiviteti me...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christian...
Pas vendimit për mbylljen e shkollave "Turgut Ozal" ka rea...
Një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Arta Ma...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar n...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka humbur besueshmërinë te qyte...
Edhe pse prej disa kohësh ka qenë i hapur debati lidhur me...
Afera e inceneratorëve konsiderohet si afera më e madhe ko...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur sërish për arkat e mung...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, T...
Kryeministri Edi Rama, sonte në “Opinion”, ka folur së...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me diskutimin nëse d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka debatuar m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ësh...
Kryeministri Edi Rama ka folur konkretisht për problematik...
Kryeministri Edi Rama, nuk është përmbajtur teksa gjat...
Blendi Fevziu i ka kërkuar Ramës që të përgjigjet sinqeris...
Kryeministri Edi Rama, ka folur për financimet ruse në...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotme për su...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...