Skandali me listën e pagave/ Mbyllen hetimet, 4 zyrtarë para drejtësisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfu...

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj të pandehurve Dritan Lelaj ish-punonjës policie, Qetësor Gurra, profesor në Akademinë e Policisë si dhe për Silvana Mihon. Dritan Lelaj i dha 4 mijë euro Qetësor Gurrës për të marrë gradën nënkomisar, ndërsa Silva Miho falsifikoi dokumentin.
Njoftimi i SPAK:
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 27.05.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 277/2021 në ngarkim të pandehurve:
Dritan Lelaj, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 245/1 pika 2 dhe 186/1 i Kodit Penal.
Qetësor Gurra, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pika 4 i Kodit Penal.
Silvana Miho, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Nga analiza një nga një dhe në unitet e të dhënave të përfituar nga rezultatet e përgjimeve telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celular të të pandehurve, të dhënat e përfituara nga praktikat e administruar në Akademinë e Sigurisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, akteve të tjera shkresore dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, apo deklarimet e të pandehurve, është provuar tej dyshimit te arsyeshëm bazuar në prova se i pandehuri Dritan Lelaj ka ofruar përfitim e parregullt monetar të pandehurit Qetësor Gurra, i cili nga ana tjetër e ka pranuar këtë ofertë për përfitim të parregullt me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarë të tjerë publike të Akademisë së Sigurise dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të favorizuar të pandehurin Dritan Lelaj në rezultatin fitues në provimin e fitimit të gradës “Nënkomisar” për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022, të zhvilluar në datën 27.10.2021.
Gjithashtu, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lelaj gjatë procesit të provimit/ankimit ka përdorur një dokument në të cilin janë paraqitur rrethana të rreme që nuk përputhen me të vertetën, dokument ky i lëshuar nga e pandehura Silvana Miho, si personi që ka patur për detyrë ta lëshojë dokumentin.
Ndërsa për shtetasin nën hetim Agim Lelaj, bazuar në nenin 328/1 gërma b) te Kodit të Procedurës Penale është kërkuar pushimi i akuzës/hetimeve për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga 245/1 pika 2 i Kodit Penal, me arsyetimin se veprimet e kryera nga ai nuk mund të kualifikohen si veprime të kundërligjshme që përbëjnë anën objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 pika 2 e K.Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfu...
Janë zbardhur pamjet e plota të sherrit të ndodhur pak...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elemen...
Grupi i Lulzim Bashës, i cili kërkon ende të mbajë peng PD-n...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka...
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korr...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka deklaruar s...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka inve...
Kompania "Klo Market”, ish-kompania “Tirana SMS parkin...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është kapur me shkelje nga ...
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin...
Mëngjesin e sotëm raportohet se turistë francezë kanë humb...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbërthyer strate...
85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familje...
Gazetarja Ornela Liperi ka bërë një deklaratë të fortë...
Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjë...
Rreth 550 mijë euro do të harxhojë prokuroria e përgjithsh...
Kryeministri Edi Rama emëron zv.ministrin e ri të Infrastr...
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Partia Socialiste m...
Avokati Spartak Ngjela, herë pas here lë pas komentet ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...