web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodiana Lala sfidon “Mamicën”: Kërko falje!

23 Qershor 2026, 17:11, Aktualitet CNA

Një nga njerëzit më të shpërblyer përgjatë 13 viteve në pushtet të Partisë Socialiste ka qenë padyshim Elisa Spiropali.

Që në ditën e parë të ardhjes në pushtet të socialistëve u bë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, deputete, Ministre e Shtetit, Kryetare e Kuvendit, Ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa ditën që ngeli pa karrige politike, filloi të flasë për “Marrëveshjen e Re” me Shqipërinë.

Por cila është kontrata e re e Spiropalit? Ndoshta duke kujtuar se shqiptarët do t’i harrojnë qyfyret, zullumet, bëmat dhe gjëmat e saj. Njeriu që ka qenë në pushtet përgjatë ët gjitha aferave të Edi Ramës dhe nuk ka bërë asnjë denoncim, por tani duke parë popullin në shesh për 1001 arsye, qoftë edhe nga mllefi me Ramës, iu bashkua se kryeministri e la pa karrige.

Në fakt, kurrë mos rëntë qeveria, vetëm nga halli se Spiropali mbetet pa karrige.

Në këtë kuptim ka reaguar edhe gazetarja e njohur Klodiana Lala, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e sfiduar hapur Elisa Spiropalin.

“Znj.Spiropali!

E dashur Elise

Nese je serioze ne cfare shkruan; Kerko falje per çka ndodhur ne 13 vjet ku ishe pjese e qeverisjes

DHE dil ne SHESH.

A nuk eshte nje tjeter arsye e forte te protestosh ndaj nje kryeministri qe shan me gjuhe rrugaci popullin qe qeveris ne mediat nderkombetare?

Ndaj Elise distancoju nga zullumet dhe protesto!?’,-shkruan Lala./CNA

Klodiana Lala sfidon “Mamicën”: Kërko falje!

 

 





Lajmet e fundit nga