“Përplasje” në Këshillin e Mandateve/ Ndërpritet përkohësisht mbledhja
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për ish-zv.kryeminis...

SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë prej 12 faqesh, ku kërkonte heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit dhe deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj.
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt u bë publike dje, ndërsa CNA ka zbardhur 12 faqet që kanë shkuar në Kuvend, ku renditen dyshimet për lidhjet me inceneratorët.
Prokuroria e Posaçme akuzon ish-zv.kryeministrin se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.
Sipas SPAK, Ahmetaj, ka lidhje jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, por edhe në atë të Fierit dhe Tiranës.
Me ndërhyrjen në këtë proces, Prokuroria pretendon se Ahmetaj ka përfituar:
• Shumën prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Andi Boni ïpagese e kryer ne përfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj;
• Pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli 521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emër te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nen hetim Arben Ahmetaj.
• Shumën Deri 130 000 {njëqind e tridhjetë mijë) euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me stp 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services” sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;
• Shumën pret 140 000 (njëqind e dyzetë mijë) euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron” sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food’ sh.p.k.
• Shumën prej rreth 34 422 (tridhjetë e katër mijë e katërqind e njëzetë e dy) euro, të përfituar ne formen e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 — 2017, pagesa këto, të kryera drejtpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërm të tij.
• Shumën në total orei 2 007 373 (dy milionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., në funksion të një invesimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1 -1 sip 167 m2, miga Reshit Çollaku, ap.1. në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;
Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmeve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit e konkretisht:
• Procedura koncesionare: me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Alblek Energy” sh.p.k., me nr. 11026/7 prot. datë 16.12.2014,
• Procedura koncesionare: me objekt “Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Ëasle Treatment Fier” sh.p.k. nr. 5553/5 datë 24.10.2016;
• Procedura koncesionare: me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabffifim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)” për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BY SPV’ sh.p.k. me nr. 6021 rep nr. 2895 kol datë 31.08.2017.
SPAK pretendon se Arben Ahmetaj ka miratuar transferime fondesh për investime në inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Gjithashtu ai ka miratuar vazhdimet e procedurave dhe i ka lënë kohë njerëzve të inceneratorëve të rishikojnë parregullsitë.
“Në konkluzion, pasur parasysh, se të tre këto procedura kanë rezultuar me problematika të theksuara që kanë sjell dëm në buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat, Elbasanin dhe Fierin, kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e çështjes për gjykim, qoftë në lidhje me shkelje ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive, konstatohet se që në lindjen e këtyre procedurave e deri në përfundimin e tyre dhe përsa kohë që edhe janë kryer pagesa në kohën që shtetasi Arben Ahunetaj ka ushtruar detyrën e Ministrit të Financave, tregojnë më së qarti se roli i personit nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë i tillë që, përveqse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, thuhet në shkresë.
Kështu Prokuroria e Posaçme ngre pretendimet se Ahmetaj ka favorizuar Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton “për shkak të marrëdhënies së ngushtë”/ CNA.al












Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për ish-zv.kryeminis...
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë, e cila...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka re...
SPAK-u ka çuar në Kuvend ditën e premte kërkesën...
SPAK, në materialet që ka publikuar në lidhje me hetimet p...
Sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në orën 16:00 ...
Pas kërkesës së SPAK-ut për Kuvendin për arrestimin e ish-...
Të tjera detaje janë zbardhur këtë të martë nga dosja ...
Ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, do të dalë përpara...
Policia Kufitare ka shpëtuar 13 turistë në Kepin e Rodonit...
Definët janë shfaqur sërish këtë verë në brigjet e Vlorës ...
Biznesmendi dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka rrëfyer mbrëmj...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili dikur...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer nmbrëmjen e sotme propaga...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazetari E...
Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj nd...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim për punë...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një thirrje pë...
SPAK i dërgoi sot një dosje Kuvendit, ku kërkonte të hiqej...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...