"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Drejtoresha e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Etleva Haka, dyshohet se është pjesë e strumbullarit të pajisjes me certifikatë sigurie të NATO-s, për motrën e Nuredin Dumanit.
Etleva Haka nuk është një emër i panjohur. Ajo është lakuar edhe më herët nga mediat për bëma juridike.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë me nr. Nr.00-2013-882, Etleva Haka, rezulton të ketë ndihmuar një shtetas të huaj që ka pasur problem me drejtësinë, madje ka qenë në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) 08.06.1950, i cili është dënuar me 12 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
CNA.al ka në duar vendimin e Gjykatës së Lartë, ku flitet edhe për rolin e Etleva Hakës dhe ndihmën që ajo i kishte dhënë shtetasit Nicholas Lazaro Leolopulos.

Por, sipas mediave që kanë shkruar më herët, Etleva Haka ka qenë avokatja e Leopoulos.
Sipas mediave dhe konkretisht “Telegrafit” objekti i kontratës së tregtarit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) për të cilën është dënuar nga drejtësia shqiptare, por që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit prej letrave që i ka “qepur” Etleva Haka dhe kolegia (mikesha) e saj Y. L.
Historia ka nisur kur Leolopulos ka marrë me qira anijen “SHKODRA-2, AC-33-Albania”, pronë e Shoqërisë “V…” me kontratë që do të përsëritej në çdo 6 muaj, deri në 3 herë, gjithsej 18 muaj, me qira mujore 20 mijë dollarë.
Sipas kontratës, anija “Shkodra-2-AC-33-Albania” ka nisur aktivitetin me qiramarrësin e huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) të Shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, në datën 22 shtator 2006.
Konfliktet mes palëve kanë nisur 5 muaj më pas, konkretisht në 30 janar 2007. Në këtë pikë është futur në lojë Etleva Haka, sipas së njëjtës media.

Me datë 9 mars 2007, Haka me kolegen e saj kanë përgatitur një takim ku Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), i ka paraqitur pronarit shqiptar të anijes, faturat bankare me veprime të rregullta juridike, që tregonin shlyerjen e vlerës së qirasë prej 44 mijë dollarësh.
Po në të njëjtën, në prezencë të palëve, pas verifikimit në pasqyrat bankare, rezultonte se vlera 44 mijë dollarë nuk ishte arkëtuar.
Në kohën që pronari shqiptar vuri në dijeni Leolopulos, për kuponët bankarë falsë, atëherë u hartua dhe u depozitua një padi në arbitrazhin e Londrës.
Padia u bë sipas ligjit anglez të anulimit të kontratave dhe e kaluan çështjen për gjykim në Arbitrazhin Ndërkombëtar në Londër, si “shkëputje e njëanshme e kontratës nga pronari i anijes “SHKODRA-2, AC-33-Albania”.
Një tjetër padi në emër të pronarit të huaj është bërë edhe në Gjykatën e Selanikut, duke çuar kështu brenda 10 ditësh në sekuestrimin e anijes “Shkodra-2- AC-33-Albania” në favor Leolopulos, që gjendej e ankoruar për aktivitet tregtar në Ravena të Italisë.
Përplasja ligjore vijoi më tej në Shqipëri, ku u vendos për lirimin e anijes, nëpërmjet depozitimit në bankë të garancisë pasurore e financiare, si nga bllokazhi i arbitrazhit të Londrës dhe nga vendimi sekuestro i Gjykatës së Selanikut.
Përfundimisht shtetasi Nicholas Lazaro Leolopulos u dënua nga drejtësia shqiptare për falsifikim dhe mashtrim, por lidhja e tij me Etleva Hakën që drejton një nga hallkat më të rëndësishmë në Ministrinë e Jashtme, duket se nuk është sqaruar ende.
Gjithsesi, jemi të hapur edhe për versionin e zonjës Haka, si në rastin e pajisjes me certifikatë sigurie të Xhuljana Dumanit apo edhe në rastin me shtetasin e dënuar Nicholas Lazaro Leolopulos./CNA.al
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin për çmimet...
Qytetarët në Korçë shprehen të revoltuar në lidhje me rr...
Parlamenti Europian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot se anëtar...
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, duket se ka dhënë sinj...
Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje, pas denonc...
Vetoja e Bullgarisë për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë...
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në vendin...
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivé...
Javën e kaluar, Komisioni Europian rekomandoi që Uk...
Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbrëmjen e sotme për...
Në emisionin “Në Shënjestër”, profesori i kriminalisti...
Endrit Habilaj, është një nga kamikazët e korrupsionit...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka nxjerrë një u...
Aktori i njohur Medi Malkaj, gjatë fjalës së tij në tr...
Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo, ka bërë një anal...
Harta e re gjyqësore ka ngritur në protestë qytetarët ...
Shoqëria civile ka organizuar një tryezë me temë “Shqi...
Liqeni Artificial i Tiranës është vendi ku qytetarët v...
Miratohet marrëveshja, ndërmjet Këshillit të Ministrav...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...